Shqiptarja, Miss Norvegjia?! |
e Martë, 10 Maj 2011 11:08 |
Oslo - Shqiptarja e lindur në Oslo të Norvegjisë, Arita Fejzullahu, konsiderohet si njëra ndër kandidatet potenciale për të rrëmbyer kurorën e më të bukurës në këtë shtet skandinav. Arita, me prejardhje nga Gostivari i Maqedonisë, është një modele e njohur në shtetet Skandinave. Në vitin 2007, ajo është kurorëzuar me çmimin “Miss Skandinavia e Shqiptarëve”, ndërsa tri vjet më vonë fitoi në “Miss Skandinavia 2010”. “Unë jam kandidate për ‘Miss Norvegjia’ dhe kandidate për ta përfaqësuar Norvegjinë në ‘Miss Bota’. Po ashtu, jam zgjedhur fytyra e vitit, ku këtë titull unë e kam fituar dy vite radhazi, e që për mua do të thotë shumë. Nëse fitoj në ‘Miss Norvegjia’, do ta përfaqësoj Norvegjinë në ‘Miss Bota’, Jam shumë krenare që jam shqiptare”, ka thënë Arita.
|