• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Trajtohen ujërat e zeza të Prizrenit!

Prishtinë, 13 dhjetor 2012
- Në Ministrinë e Financave u mbajt ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për financimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza në Prizren. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu dhe René Eschemann, drejtor regjional i Zyrës së Bankës Gjermane për Zhvillim në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe drejtori i Hidroregjionit Jugor, Besim Baraliu.prizren_impianti
Vlera totale e projektit do të jetë rreth 21 milionë euro, ku prej tyre 4 milionë euro janë siguruar nga një marrëveshje paraprake me Bankën Gjermane për Zhvillim, kurse 16.5 milionë euro do të sigurohen nga kjo marrëveshje. Fondet për këtë projekt, gjithsejtë 8 milionë euro, janë dhënë donacion nga Republika Federale e Gjermanisë, 5 milionë do të sigurohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe 3.5 milionë euro të tjera do të sigurohen nga Komuna e Prizrenit. Projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Prizren, përmban shumë komponentë, si ndërtimin e fabrikës së ujërave të zeza në fshatin Vlashne, ndërtimin e kolektorit të ri dhe rehabilitimin e kolektorit tjetër ekzistues, si dhe përfshin investime në rehabilitimin e rrjetit të ujërave të zeza, në pikat kryesore në qytetin e Prizrenit.
Zëvendësministri Avdiu, theksoi se ky është një projekt, i cili është përfshirë edhe në Deklaratën e Prioriteteve në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe është diskutuar gjatë bisedave bilaterale me Republikën Federale të Gjermanisë. “Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, Bankën Gjermane për Zhvillim, janë pajtuar për tekstin e marrëveshjes së financimit të projektit për trajtimin e ujërave të zeza në Prizren. Kam kënaqësinë që sot ne bëmë nënshkrimin solemn të marrëveshjes në fjalë. Ky projekt kapital është një nga investimet më të mëdha në sektorin e ujërave të zeza në Kosovë dhe mbulon qytetin tonë të dytë, për nga madhësia. Prandaj, projekti është vendimtar, jo vetëm për qytetin e Prizrenit por për të gjithë vendin, me theks të veçantë në reduktimin e efekteve të ndotjes ndërkufitare me Shqipërinë”, tha Avdiu, duke e falënderuar Republikën Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme që është duke dhënë në shumë sektorë ekonomik dhe shoqëror në Kosovë. “Që nga përfundimi i luftës, Gjermania ka dhënë kontribut shumë të madh në zhvillimin e Kosovës. Për këtë arsye, ne jemi shumë mirënjohës. Gjithashtu, falënderojmë edhe Bankën Gjermane për Zhvillim, për përkrahjen që po i japin projekteve në Kosovë, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejt po ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Ne mbesim të përkushtuar dhe jemi të bindur, që ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm që kemi, do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Avdiu.
Nga ana tjetër, René Eschemann, drejtor regjional i Zyrës së Bankës Gjermane për Zhvillim në Kosovë dhe Shqipëri, duke potencuar se projekti është një nga investimet më të mëdha në sektorin e ujërave të zeza në Kosovë, tha se fabrika e ujërave të zeza do të ketë kapacitet të pastroj ujërat e zeza të 50 mijë banorëve ekuivalent dhe do të jetë i pari i kësaj madhësie në Kosovë. “Projekti është prioritet i lartë për kompaninë e ujësjellësit dhe Republikën e Kosovës. Projekti do të mbrojë nga ndotja lumin Drini, në Prizren dhe vendet e regjionit, si dhe do ta mbështesë pozicionin e Kosovës në iniciativat regjionale për mbrojtjen e pellgut të Drinit. Zotimet e Qeverisë Gjermane për bashkëpunim financiar, gjatë 13 viteve të fundit, për Kosovën arrijnë shifrën rreth 250 milionë euro, me fokus mbështetjen e sektorit të ujit dhe të energjisë. Sektori i ujit është në fokus të bashkëpunimit financiar gjerman me Kosovën, për të cilin sektor Qeveria Gjermane ka zotuar 78 milionë euro, prej vitit 1999. Bashkëpunimi është fokusuar në nevojat afatgjate të investimeve, rehabilitimin e rrjetit urban, ndërtimin e rezervave, instalimin e pompave, ndërrimin e ujëmatësve dhe mbrojtjen e resurseve ujore”, sqaroi Eschemann.
Në këtë ceremoni, pjesëmarrës ishin edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Dardan Gashi, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, si dhe përfaqësues të Ambasadës gjermane në Prishtinë.
 
 
Share