• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zgjedhjet në degën e PDK-së, në Dragash!
e Hënë, 17 Dhjetor 2012 15:26

radio_sharri_pdkDragash, 17 dhjetor 2012
- Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash, të dielën ka mbajtur Kuvendin zgjedhor, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga kryesia qendrore e PDK-së. Në këtë kuvend kanë marrë pjesë 75 delegatë, nga 20 nëndegët ku shtrihet kjo parti, nga të cilët u zgjodhën organet e reja drejtuese për mandatin e ardhshëm. Kryetari aktual i PDK-së në Dragash, njëherësh edhe kryetar i kësaj Komune, Salim Jenuzi, tha se, në intervalin kohorë midis dy kuvendeve të PDK-së, është arritur mjaft progres. Ai shkurtimisht ka përmendur disa nga sukseset e partisë së tij, për tua lënë radhën përshëndetjeve të mysafirëve.
Përshtypje jo të këndshme tek mysafirët që kishin ardhur në këtë kuvend, por që iu përkisnin partive të tjera, la fjalimi i kryetarit të komisionit zgjedhorë të PDK-së, Basri Musmurati, i cili i përmblodhi të gjitha proceset pozitive që kanë ndodhur në Kosovë, duke ia atribuuar PDK-së. “Në krye të degëve të PDK-së në Kosovë, janë zgjedhur njerëz të aftë që do ta avancojnë punën nëpër komuna. Deri më sot kanë përfunduar 20 kuvende zgjedhore të PDK-së, në të gjithë Kosovën, ndërsa procesi zgjedhorë pritet të përfundojë brenda këtij muaji", tha në fillim Musmurati, për të shtuar se edhe pavarësia e vendit ishte meritë e PDK-së, gjë që nuk tingëlloi mirë tek mysafirët. “Sapo mori pushtetin, PDK shpalli Kosovën shtet”, tha mes tjerash Musmurati, e që u bënë shumë komentime jashtë, pasi mbaroi pjesa solemne e Kuvendit.
Në pjesën e punës, dega e PDK-së në Dragash zgjodhi 8 anëtarë për në Kongresin e partisë, ndërkohë për këshillin drejtues të degës, u zgjodhën 31 anëtarë. Nga këta anëtarë pritet të zgjidhet kryesia e degës, e cila më pas (të mërkurën) pritet ta zgjedh kryetarin e degës.
 
Kandidatët për Këshillin drejtues:
 
Nr.
Kandidati
Numri i votave
 01
Salim JENUZI
63 - vota
02
Ibrahim GASHI
59 - vota
03
Xhevdet IBRAHIMI
47 - vota
04
Astrit BAXHAKU
44 - vota
05
Granit RIFAJ
42 - vota
06
Shaban SHABANI
42 - vota
07
Ramadan JASHARI
39 - vota
08
Avni NEBIU
38 - vota
09
Shukri NEBIU
38 - vota
10
Hajri RAMADANI
38 - vota
11
Azi RIFAJ
36 - vota
12
Bedri HALIMI
35 - vota
13
Qerkin KRASNIQI
34 - vota
14
Ziçiri SKENDERI
34 - vota
15
Reshit QAFLESHI
34 - vota
16
Ymridin FETAHU
33 - vota
17
Ajet RESHITI
32 - vota
18
Tafil KRASNIQI
32 - vota
19
Hamzi HULAJ
32 - vota
20
Florim ÇENGAJ
30 - vota
21
Hasime BATJARI
30 - vota
22
Nexhat TËRSHNJAKU
29 - vota
23
Nexhmidin ASLLANI
29 - vota
24
Flamur SYLEJMANI
28 - vota
25
Emin KOLLONI
28 - vota
26
Artan LOSHAJ
27 - vota
27
Nail SEJRANI
27 - vota
28
Jeton RAMADANI
26 - vota
29
Vehbi NAZYFI
26 - vota
30
Gursel IDRIZI
25 - vota
31
Zaim KALANDERI
25 - vota
 
Kandidatët për Kongresin e PDK-së: 
 
Nr.
Kandidati
Numri i votave
01
Ibrahim GASHI
51 - vota
02
Nagip SKENDERI
44 - vota
03
Xhevdet IBRAHIMI
37 - vota
04
Jeton RAMADANI
28 - vota
05
Shehadin TËRSHNJAKU
27 - vota
06
Milazim GARIPI
24 - vota
07
Shukri NEBIU
?
08
Hasime BATJARI
?
 

Share