• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi përcakton lokacionin e varrezave!

Dragash, 19 dhjetor 2012 -
Vendimi për caktimin e lokacionit të varrezave të qytezës së Dragashit, të cilin Kuvendi komunal e kishte miratuar më 7 maj 2009, është shfuqizuar të martën nga legjislativi komunal, në seancën e fundit për këtë vit.kuvendi_komunal_dragash Shfuqizimin e vendimit të mëhershëm, për ta zëvendësuar me një vendim të ri, u arsyetua me konkluzionin se lokacioni ekzistues nuk i plotëson kushtet për këtë qëllim.
Njëkohësisht, me vendimin e ri, legjislacioni ka caktuar edhe një hapësire shtesë, e cila, siç e ka arsyetuar kryesuesi i KK-së, Lulzim Rifaj, është më afër qytetit dhe, për këtë, ka pajtueshmërinë e shumicës së qytetarëve të Dragashit. “Vendimi për lokacionin e varrezave të qytezës, i marrë më 7 maj 2009, në sipërfaqen prej 1.30 hektarësh, në afërsi të stadiumit të qytezës, është vlerësuar se nuk i plotëson kushtet, duke qenë se është larg qytetit, më tepër se 3 kilometra. Gjendet në pjesën më atraktive për zhvillimin e sportit dhe rekreacionit, ndërkaq në afërsi të tij gjenden edhe disa burime uji, fakte këto që na kanë shtyrë të mendojmë për një lokacion tjetër”, ka thënë Rifaj, duke sqaruar edhe më shumë këtë ndryshim, i cili, siç tha, është paraparë që hapësira shtesë të jetë në vazhdim të varrezave ekzistuese, me një sipërfaqe prej rreth 70 arësh, si dhe është më afër qytetit dhe më i përshtatshëm për këtë qëllim.
Duke folur në emër të LDK-së, Naim Ramadani ka thënë se është për këtë ndryshim, por me kusht që rregullimi i varrezave të qytetit, të mos këtë fatin e deritashëm, por të gjenden mjete edhe për rregullimin e tyre. “Mos të pritet edhe 3 vjet, ngase banorët ende përballen me probleme gjatë procedurave të varrimit”, tha Ramadani. Ngjashëm janë shprehur edhe këshilltarët e koalicionit boshnjak “Vakat”, Velid Haxhisin dhe Sherif Aga. Ndërkaq, këshilltari i LDD-së, Qamil Kolloni, ka tërhequr vërejtjen që Qeveria lokale, më parë është dashur të mendonte për sigurimin e mjeteve për të investuar në lokacionin e ri, e më pas të merrej me procedura legjislative. “Jo vetëm të propozoni Vendime për ndryshime, por mendoni për investime në këtë lokacion”, ka thënë Kolloni.
 
 
Share