• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 21.12.2012

Prizren -
Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, mbajti debatin e dytë publik me qytetarë, ku tha se edhe gjatë këtij viti, Komuna e Prizrenit ka shënuar suksese të shumta. “Planifikimi i buxhetit komunal është hartuar në sajë të bashkëpunimit të qytetarëve, të cilët përmes debateve të ndryshme që janë zhvilluar me ta, kanë shpalosur kërkesat dhe prioritetet në lokacionet e tyre”, tha Muja, duke shtuar se, mbi 12 milion euro, kanë qenë të destinuara në investime për realizimin e projekteve kapitale.
Islamabad - Republika Islamike e Pakistanit, ka marrë vendim që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Artan Behrami. Njohja nga ky shtet ka ardhur, pasi që zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë takuar me autoritetet e Pakistanit, disa herë, ku kanë kërkuar njohjen nga ky shtet. Ky shtet aziatik, me popullsi pre 157 milionë banorësh, vlerësohet të jetë njohje e rëndësishme, për shkak të rolit që ka në organizatën islamike dhe tek një varg shtetesh të tjera, të cilat ende nuk e kanë marrë vendimin për njohjen e shtetësisë së Kosovës.
Prishtinë - Statistikat kanë treguar se produktet ushqimore në Kosovë kanë shënuar ngritje  çmimesh. Gjithashtu, ngritje çmimesh janë regjistruar edhe në transport dhe në shfrytëzimin e energjisë elektrike. Agjencia e Statistikave e Kosovës, Departamenti i Statistikave të Ekonomisë dhe Llogarive kombëtare, ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimit, për tremujorin e tretë të vitit që po e lëmë pas. Indeksi i çmimeve të prodhimit në Kosovë, sipas këtyre statistikave, u ngrit për 1.2 %, në tremujorin e dytë 2012 dhe tremujorit të tretë 2012. Ndërsa, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet e prodhimit u ngritën mesatarisht për 2.7 për qind.
Uashington - Bosnia e Hercegovina dhe Kosova gjenden mes 20 vendeve më të varfra në botë. Kështu kanë pohuar të dhënat, të cilat i kanë publikuar mediat rajonale, duke u bazuar në vlerësimet që ka bërë CIA. Bosnia në këtë listë gjendet në vendin e 17, ndërsa Kosova në vendin e nëntë.
Në vend të parë është Zimbabve, me një indeks prej 100,6 për qind. Në këtë shtet papunësia është rreth 95%, derisa inflacioni shënon 5.6 për qind rritje. Në vend të dytë është Liberia, ku papunësia sillet reth 85%, me një inflacion prej 10 për qind. Në vend të tretë radhitet Burkina Faso, në të katërtin Turkmenistani. Në listë gjenden edhe Xhibuti, Namibija, Jemeni, Nepali, Bjellorusia, Lesoto, Senegali, Kenija, Haiti, Ishujt Marshall dhe Svaziland. Tre vendet e fundit i plotësojnë Palestina, Afganistani dhe Irani.
Beograd - Realizimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe gatishmëria e Beogradit për vazhdimin e tij, janë vlerësuar mes të arriturave më të mëdha të qeverisë se Serbisë në këtë vit. Kështu vlerësoi sot në Beograd, shefi i delegacionit të Bashkimit evropian në Serbi, Vensan Dekser, i cili ka lavdëruar përpjekjet e pushtetit serb për procesin e zbatit të reformave.
Sot, me nënshkrimin e marrëveshjes, BE ka ndarë 172 milion euro për projektet të cilat do ta ndihmojnë Serbinë për zbatimin e reformave për çështjet e aktorëve kyç të nevojshëm për anëtarësim në BE.
Prishtinë - Koordinatori i ekipit tonë politik, për bisedimet me Serbinë, Blerim Shala, deklaroi se Kosova mund të tërhiqet nga dialogu, nëse Beogradi insiston në implementimin e platformës, e cila është publikuar në media. Shala ka thënë se pala kosovare nuk dëshiron të diskutojë për atë dokument, i cili fund e krye është i mbrapshtë dhe në kundërshtim me atë që ka ndodhur në Kosovë. “Nuk do të harxhojmë kohë që të bisedojmë për atë dokument”, tha Shala, sipas së cilit, Beogradi edhe njëherë po e provokon Kosovën dhe se po dëshmon se nuk është ndërruar, që nga viti 1998.
Beograd - Përfaqësuesit e serbve të Kosovës, me kryetarin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq, kanë biseduar sot për platformën që ai e ka iniciuar për Kosovën. Në një komunikatë për media, kabineti i Nikoliqit nuk përmend se kush ka biseduar me të, por agjencia serbe “Beta”, ka njoftuar se në delegacionin e serbëve të Kosovës kanë qenë rreth 30 persona. Gazetarët serbë janë interesuar për këtë takim dhe kanë raportuar se në delegacionin e serbëve të Kosovës kanë parë kryetarët e katër komunave të veriut të Kosovës.
Berlin - Vendosja e sërishme e vizave për Serbinë, në këtë moment është tejkaluar. Për vendet e BE-së është më e rëndësishme çështja e sigurisë dhe rrezikut ekonomik, se sa rreziku që sjellin azilantët e rrejshëm. Kështu ka konsideruar, Dushan Reliq, nga Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Siguri, me seli në Berlin. “Në këtë moment, të gjitha gjërat janë të përqëdnrura në pyetjen e raporteve të ndërsjella, mes Beogradit dhe Prishtinës. Mendoj se tregimi për vizat në këtë moment është tejkaluar dhe raporti i BE-së dhe vendeve të ish-Jugosllavisë ka ecur përpara”, ka thënë Reliq.
 
 
Share