• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 26.12.2012

Dragash -
Në pranverën e hershme, Dragashi do të përfitoj dy projekte, sa ekzotike sa të domosdoshme. Ndriçimi publik modern dhe Tregu i gjelbër, do të jenë të mirat e para për vitin 2013, të cilat do t’i gëzojnë banorët e qytezës, që në pranverë. Kështu premtoi i pari i Komunës, Salim Jenuzi, në takimin e rregullt me qytetarë, të cilin e zhvilloi të mërkurën në sallën e Kuvendit komunal të Dragashit, ku të pranishëm ishin pak qytetarë, por që kjo nuk ndikoi në mosmbajtjen e mbledhjes, ndonëse këshilltari i LDK-së, Ymer Ademi, e kërkoi anulimin e takimit, me arsyetim se nuk ka qytetarë të interesuar. Incizimi nga ky takim do të transmetohet sonte, në orën 21:00.
Dragash - Kuvendi i partisë demokratike “Vatan”, i cili tubon rreth vetes gorano-boshnjakët në Dragash, me aklamacion ka rizgjedhur për kryetar partie ish-ministrin e Shëndetësisë, Sadik Idrizin. Duke iu drejtuar 120 delegatëve të këtij kuvendi, për ta prezantuar punën ndërmjet dy kuvendeve, Idrizi tha se partia “Vatan”, për një kohë relativisht të shkurtër, ka arritur të tubojë rreth vetes pjesën dërrmuese të komunitetit gorano-boshnjakë. Ai potencoi se partia e tij ka luajtur rol integrues të këtij komuniteti në shoqërinë kosovare, ndërkohë që fatin e njëjtë ka ndarë me popullatën shumicë, shqiptarët, e që edhe sot e kësaj dite veprohet njëjtë, për një shoqëri demokratike në Kosovë.
Rahovec - Numri i nxënësve në klasat e para të shkollave fillore, në komunën e Rahovecit, po zvogëlohet për çdo vit. Autoritetet arsimore kanë bërë të ditur se, në çdo shkollë, mesatarisht nga 3 nxënës nëpër çdo klasë është më pak.
Vesel Krasniqi, zyrtar i Arsimit në këtë komunë, tregon se, nga viti në vit, është shënuar rënie e numrit të nxënësve. Sipas tij, në vitet shkollore 2009/2010 dhe 2010/2011, në 23 shkolla fillore, përfshirë edhe 10 paralele të ndara nëpër fshatra, në klasat e para ishin nga 1090 nxënës, ndërkaq në vitin paraprak shkollor, ky numër ka rënë në 985, kurse në vitin aktual shkollor, në klasat e para janë regjistruar 924 nxënës.
Prizren - Dega e PDK-së në Prizen, e cila njihet ndër degët më të mëdha të kësaj partie, pas asaj të Prishtinës, do ta konsolidojë udhëheqjen e saj, para se të përfundojë ky vit. Kjo është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësi i degës, Samir Hoxha, i cili ka thënë se, përkundër faktit që pjesa e parë e procesit zgjedhor në Kuvendin e degës ka shkuar si duhet, zgjedhja e Kryesisë dhe e kryetarit ka mbetur të bëhet në një të ardhme shumë të afërt.
Mësohet se kryetari aktual, Ramadan Muja, do të zgjidhet sërish, por mundësinë reale të zgjedhjës së tij për kryetar të degës e vë në pikëpyetje fakti se, me rastin e votimit dhe zgjedhjës së anëtarëve për Këshillin Drejtues të degës, kandidati Nait Hasani, ka fituar më së shumti vota, përkatësisht 34 sosh më shumë se Ramadan Muja.
Prizren - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nuk ka pranuar të flasë asgjë rreth deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, lidhur me përgjigjen negative që ka dhënë rreth postit të “Kryetarit të Qeverisë”. Gjatë qëndrimit në Prizren, për herë të parë pas lirimit nga Haga, Haradinaj është pritur të mërkurën nga shumë qytetarë dhe personalitete të ndryshme të jetës politike. Ai tha se njerëzve gjithmonë u nevojiten shok, dhe se Prizreni gjithmonë e ka pasur një të tillë, përkundër mospranisë së tij. Kryetari i Degës së AAK-së në Prizren, Bislim Zyrapi, tha se Dega e AAK-së në Prizren dëshiron që Haradinaj të jetë në krye të Qeverisë së Kosovës.
Gjakovë - Si rezultat i përleshjes mes dy grupeve, ku pati edhe të shtëna me armë, në lagjen Dardania të Gjakovës, ka mbetur i vrarë një person, ndërsa janë plagosur katër të tjerë. Lajmin e ka konfirmuar policia, duke saktësuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:20 të mëngjesit. “L.F. (1976), ka mbetur i vdekur, ndërsa të pagosur janë M.T. (1970), Sh.T. (1978), A.T. (1973) dhe G.F.(1976). Të plagosurve iu është dhënë ndihma e menjëhershme mjekësore dhe gjenden në trajtim mjekësor. Konstatimet mjekësore thonë se jeta e tyre është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në komunikatën e policisë.
Mitrovicë - Rreth 100 serbë nga veriu i Kosovës, në tri lokacione të ndryshme protestuan edhe sot, duke i bllokuar disa rrugë që çojnë në pikën kufitare Jarinjë, si reagim ndaj marrëveshjes së Brukselit që ka të bëjë me doganën. Serbët kanë bllokuar rrugën në afërsi të kufirit në Jarinjë, në fshatin Rudarë të Zveçanit, si dhe 30 protestues kanë bllokuar udhëkryqin tek ura kryesore, në veri të Mitrovicës. “Në veri të Mitrovicës janë mbyllur të gjitha lokalet afariste për dy orë. Në mesin e protestuesve janë edhe krerët ilegalë të veriut, si dhe punëtorë të organizatave shoqërore në veri”, kanë njoftuar mediat, duke shtuar se në drejtim të pikës kufitare Bërnjak, nuk ka pasur protestues dhe qarkullimi zhvillohet normalisht.
Prishtinë - Gjenerali, Kudusi Lama, ka përuruar librin e tij, kushtuar këngëtarit, Ilir Shaqiri. Në librin e titulluar “Heroizmi dhe Dashuria”, gjenerali Lama ka paraqitur veprimtarinë e Shaqirit, prej këngëtari dhe artisti, që me krijimtarinë e tij artikuloi më së miri kërkesat e shqiptarëve të Kosovës, për liri dhe pavarësi.
Akademiku, Rexhep Qosja, duke iu referuar përmbajtjes dhe motivit të librit, tha se “rrallëherë ndodh që një gjeneral të shkruaj monografi për një këngëtar”. Por, sipas Qosjes, kontributi i Ilir Shaqirit, prej kompozitori, artisti, këngëtari dhe krijuesi, e kanë shtyrë një gjeneral që të shkruaj për të.
Prishtinë - Federata e Futbollit e Kosovës, nuk do të jetë e vetme, nëse vendos të ngrej padi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv ndaj UEFA-së dhe FIFA-s, duke e akuzuar për “padrejtësi të pafundme që po ia bëjnë Kosovës”. Drejtuesit e futbollit kosovar, pas vetës në këtë drejtim, do ta kenë edhe ministrin e Sportit, Memli Krasniqi. Ky i fundit paralajmëroi se do ta ndihmojë Fadil Vokrrin në këtë proces, nëse Sepp Blatter dhe Michel Platini, nuk lëshojnë pe për lejimin e pjesëmarrjes së Kosovës në ndeshjet ndërkombëtare.
 
 
Share