• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 08.01.2013

Dragash
- Synimi im mbetet që ta udhëheq qeverinë dhe shpresoj që kjo të bëhet së shpejti. Në rast se nuk më jepet ky post, atëherë do t’i pres zgjedhjet e rregullta. Kështu tha sot kryetari i Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite që i bëri degës së kësaj partie në Dragash, e para që nga lirimi i tij prej akuzave të Hagës. “Synoj të udhëheq Qeverinë. Është një projekt, i cili ka filluar më herët dhe, në rast se do të realizohet, e që shpresojmë së shpejti, atëherë kisha filluar të flasë me punë. Në rast se jo, do t’i respektojmë të gjitha zhvillimet e deritanishme në institucione dhe do të presim zgjedhjet e rregullta në vend”, tha Haradinaj.
Rahovec - Lugina e Vdekjes ose fshati pa meshkuj. Kështu e ka quajtur fshatin Krushe e Madhe të Rahovecit, moderatorja e emisionit “Pasdite”, në televizionin “Top-Channel”. Ajo kishte vizituar këtë fshat, për të treguar, përmes vuajtjeve, forcën e jashtëzakonshme që një grua, e vendosur në kushte ekstreme, mund të gjejë brenda vetes së saj. “Kjo është Krusha e Madhe, në Rahovec të Kosovës, ku pothuajse çdo grua ka humbur bashkëshortin e saj dhe është e detyruar të jetojë e vetme, pasi 13 vjet më parë, 162 gra mbetën të veja apo pa djemtë e tyre, kur forcat serbe masakruan 226 burra dhe djem. Kjo ishte njëra prej ngjarjeve më të kobshme të luftës së Kosovës. Krusha e Madhe ishte, mbase fshati që sakrifikoi më së shumti për pavarësinë e Kosovës, por që sot janë gratë e mbetura fillikat, ato që përballen me luftën për mbijetesë, për veten dhe fëmijët e tyre”, thuhet mes tjerash në përshkrimin që iu bë këtij fshati nga televizioni tiranas “Top-Channel”.
Shtërpcë - Qendra e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Shtërpcë, i ka quajtur “turistë”, disa zyrtarë dhe nëpunës të kësaj Komune, të cilët, sipas Vetëvendosjes, nuk jetojnë në Shtërpcë, por në Ferizaj, ndërsa në këtë Komunë vijnë, vetëm për t’i marrë pagat dhe nuk interesohen për hallet e qytetarëve. Aktivistë të kësaj lëvizje, të martën kanë vendosur edhe një parullë, të gjatë rreth 8 metra, në rrugën rajonale për në Shtërpcë, me mbishkrimin: “Mirë se vini në qytetin e turistëve”, nëpërmjet së cilës ata kanë thënë se iu dëshirojnë “mirëseardhje” këtyre turistëve. Nëpërmjet një komunikate për media, Qendra e “Vetëvendosjes” në Shtërpcë, ka thënë se një pjesë e konsiderueshme e nëpunësve komunalë të Shtërpcës, për të mos thënë të gjithë, nuk jetojnë në vendin e tyre të lindjes.
Prishtinë - Doganierët e Kosovës, nga dita e enjte, do të nisin aplikimin e taksës doganore për mallrat që hyjnë në pikat kufitare, në veri të vendit, e që janë të destinuara për banorët e kësaj treve. Zyrtarë doganash theksojnë se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet, që të rrisin bashkëpunimin ndërkufitar me palën serbe. Drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, tha se gjatë kësaj kohe nuk janë importuar derivate dhe cigare, por vetëm ushqime për konsum ditor. Megjithë këto zhvillime, Huruglica ende nuk e di se kurë do ta kenë më të lehtë doganierët për lëvizjen e tyre në këto dy pika kufitare.
Prishtinë - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, për festën e Vitit të Ri kishte marrë shumë urime përmes telefonit, njëri prej tyre i shkoi me SMS nga ish-kryetari i arratisur i Kaçanikut, Xhabir Zharku. Njeriu i parë përgjegjës, për gjetjen e Zharkut, menjëherë e ka lajmëruar rastin tek organet kompetente. I kontaktuar nga mediat, ministri Rexhepi ka thënë se nuk ka kohë të përgjigjet në të tilla pyetje, pasi ndodhet në një takim me rëndësi.
Hetimet për gjetjen e ish-kryetarit të Kaçanikut po vazhdojnë dhe, shumë shpejt, nëse i njëjti nuk dorëzohet, do të kërkohet përmes Interpolit.
Bruksel - Mediat evropiane shkruajnë se, Komiteti për drejtësi dhe çështje civile, të enjten do të votojë për futjen në fuqi të mekanizmit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimorë. Nëse miratohet ky propozim, menjëherë do të merren masa të përkohshme për sanksionimin e lëvizjes së lirë për Ballkanin Perëndimorë. “Kemi dëgjuar shumë kritika nga vendet evropiane, veçanërisht në gjashtë muajt e fundit, se regjimi pa viza për qytetarët e Ballkanit Perëndimorë është duke u abuzuar rëndë nga këto të fundit”, deklaroi raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, duke shtuar se shifrat janë shqetësuese. Fajon informoi se rastet e azilkërkuesve të rremë, janë rritur më shumë se 60%, në raport me vitin e kaluar. Ky vendim i mundshëm nga Brukseli, do të aplikohej për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë.
 
 
Share