• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ramush Haradinaj qëndroi në Dragash!

Dragash, 08 janar 2013
 - Synimi im mbetet që ta udhëheq qeverinë dhe shpresoj që kjo të bëhet së shpejti. Në rast se nuk më jepet ky post, atëherë do t’i pres zgjedhjet e rregullta. Kështu tha sot kryetari i Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite që i bëri degësramush_dragash së kësaj partie në Dragash, e para vizitë kjo që nga lirimi i tij prej akuzave të Hagës. “Synoj të udhëheq Qeverinë. Është një projekt, i cili ka filluar më herët dhe, në rast se do të realizohet, e që shpresojmë së shpejti, atëherë kisha filluar të flasë me punë. Në rast se jo, do t’i respektojmë të gjitha zhvillimet e deritanishme në institucione dhe do të presim zgjedhjet e rregullta në vend”, tha Haradinaj, duke e arsyetuar këtë synim me kursimin e kohës dhe me fillimin e një pune të mbarë dhe me efikasitet. Më tej, ai ka shtuar se ndjen kënaqësi kur takohet me njerëzit që si ka parë një kohë relativisht të gjatë. “Kam ardhur këtu që, bashkë me ju, ta kujtojmë kohën që shkoi dhe të mbledhim energji, për ta vazhduar punën, aty ku e kemi lënë. Këtë ditë të sodit e konsideroj, si një vazhdimësi të takimit me miqtë, takimit me këtë pjesë të Kosovës, në të cilën vazhdimisht jam ndier i relaksuar. Takimi me ju bëhet për të gjetur alternativa dhe për akumulimin e energjisë, se si me ndryshuar Kosovën”, u ka thënë lideri i AAK-së banorëve të Dragashit, të cilët ishin prezentë në sallën e Shtëpisë së Kulturës. Prezent në sallë ishin edhe përfaqësuesit e subjekteve tjera politike, shqiptare dhe gorano-boshnjake.
Më herët, ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një tubim që mbajti me simpatizantët e tij në Malishevë, ka thënë se pritet që së shpejti të jetë sërish në krye të qeverisë së vendit. “Po bëj përpjekje për ta marrë udhëheqjen e vendit, qeverinë. Në rast se kjo do të ndodhë, jam i bindur se do t’i vazhdojmë punët e filluara më herët dhe do të punojmë në të mirën e qytetarëve të vendit, pra edhe në të mirën e Malishevës”, ka thënë Haradinaj para banorëve të tubuar në një restorant të Malishevës. Haradinaj shtoi se me kthimin e tij, kësaj radhe ka vlerësuar që nuk ia vlen të merret me listën e të këqijave dhe me gjetjen e fajtorëve. “Kam vlerësuar se, ndihmën më të madhe për vendin dhe njerëzit, do ta japë po qe se mund të filloj me punë, menjëherë. Në rast se vonohem duke kritikuar, duke sharë e duke i gjetur të këqijat, koha do të na ikë. Kam vlerësuar se, më së miri do të ishte të flisja me punë, që puna të ndihet tek ju, tek familjet tuaja, tek njerëzit e vendit tonë. Ata do ta vlerësonin këtë punë, kur ta shikojnë se jeta po ndryshon”, ka thënë Haradinaj në Malishevë.
 
 
Share