• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shumë punëkërkues, pak vende pune!

Dragash, 13 janar 2013
- Puna në objektin e ri të Zyrës së Punësimit në Dragash, tashmë po zhvillohet me më shumë efikasitet dhe pedanteri. Aty nuk ka më vend për ankesa ndaj kushteve, të cilat mungonin në objektin e vjetër. Kështu thotë për Radio Sharrin, Fitim Kurtishi, përgjegjës i Zyrës së Punësimit në Dragash, duke i falënderuar institucionet qëfitim_kurtishi u përkujdesën për ndërtimin e këtij objekti të rëndësishëm, i cili menaxhon të dhënat e secilit person, që paraprakisht është regjistruar si punëkërkues, apo të dhënat e institucioneve dhe firmave që kërkojnë punëtorë. Të dhënat që Kurtishi shpalos për audiencën tonë, dëshmojnë se numri i të papunëve në komunën e Dragashit ka arritur në 4 mijë e 424 persona. Nga kjo shifër, 1 mijë e 942 janë femra. “Kjo shifër nuk e pasqyron gjendjen reale, sepse shumë persona kanë humbur shpresat se përmes nesh mund ta gjejnë një vend pune, prandaj hezitojnë të paraqiten në këtë zyrë. Deri më tani, shumë pak punëkërkues kanë pasur fatin të gjejnë një vend pune”, tha Kurtishi.
Sa i përket të dhënave të atyre personave që janë paraqitur në këtë zyrë për të kërkuar punë, Kurtishi thotë se 3 mijë e 378 janë të pakualifikuar. Gjysmë të kualifikuar janë 217 persona, me shkollë të mesme 757, prej tyre 56 femra, me shkollë të lartë janë 4 persona, ndërsa me fakultet të kryer janë 32, në mesin e tyre janë vetëm 2 femra. Duke iu referuar të dhënave, në bazë të përkatësisë etnike, Kurtishi bën me dije se 2 mijë e 861 persona janë shqiptarë, ndërsa 1 mijë e 562 janë me përkatësi gorano-boshnjake.
Sa i përket aktiviteteve të kësaj zyre, Kurtishi njofton se, me ndërmjetësimin e tyre, gjatë vitit 2012 janë punësuar 155 punëkërkues, një numër prej të cilëve është punësuar përkohësisht në pyllëzimin e maleve, në arsim, por edhe në biznese private. “Kontribut të veçantë në këtë drejtim ka dhënë edhe UNDP’ja, e cila ka financuar trajnime për punëkërkuesit, si dhe ka punësuar disa prej tyre në firmat private, pjesa më e madhe e të cilëve vazhdojnë aktivitetin në vendet e punës”, sqaron për radion tonë, Fitim Kurtishi, përgjegjës i Zyrës së Punësimit në Dragash.
 
 
Share