• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 24.01.2013

Prizren
- Degradimi mjedisor dhe urbanistik në Prevallë, ka arritur shkallën alarmante, konstatohet nga zyrtarët e shtatë drejtorive komunale të Prizrenit. Raporti i komisionit komunal për kamping në këtë zonë të veçantë, përmbajtja e të cilit është bërë publik të martën nga monitoruesit e OJQ-së "Ec ma ndryshe", ka vënë në pah parregullsitë e shumta që lidhen me ekzistimin dhe funksionimin e këtij kampi, i cili nuk figuron fare në Planin rregullativ të Prevallës, s’ka kontratë valide dhe ka defekte të shumta.
Monitoruesit e ekzekutivit komunal kanë kërkuar angazhim nga udhëheqja komunale, MMPH-ja dhe organet e drejtësisë, për ndalimin e masakrës urbane dhe mjedisore, duke zbatuar ligjet në fuqi.
Prizren - Qeveria komunale e Prizrenit, është akuzuar nga Bashkimi Demokratik, parti kjo që udhëhiqet nga Zafir Berisha, se me mosveprimin ndaj uzurpuesve të hapësirave publike dhe pronës komunale, po e rrezikon mirëqenien dhe të ardhmen e qytetarëve. Ky subjekt politik i është bashkëngjitur kritikave të shumta të opozitës së përfaqësuar në KK për gjendjen e krijuar, duke vlerësuar se situata është alarmante, ngase uzurpimi po ndodh nga njerëz të pandërgjegjshëm që janë të afërt me strukturat parapolitike të partisë në pushtet. BD-ja, madje ka shtuar se lidershipi aktual komunal, është i pafuqishëm dhe i "verbër", kundruall këtyre dukurive.
Prizren - Komuna e Prizrenit u ka blerë punëtorëve të vet, ushqime për vitin e ri, pa shpallur fare tender. Çdo i punësuar në administratë dhe kuvend, mori produkte në vlerë prej 100 euro. Pas, gati një muaji, për të arsyetuar shpenzimet, Komuna shpalli tender dhe përzgjodhi kompaninë Benaf, si furnizues.
Prej kryetarit e deri tek pastruesi, harxhin e vitit të ri e blenë me paranë e buxhetit, raporton gazeta “Express”, e cila ka provuar të kontaktojë me pronarët e kësaj kompanie, por nuk ia ka arritur. Se punët janë kryer shumë më herët se sa të shpallej tenderi, e konfirmon kryetari i Komunës, Ramadan Muja. “Këto para janë ndarë për punëtorët, si një stimulim për vitin e ri, një përkrahje financiare, pasi shërbyesit civilë janë me të ardhura të vogla. Nuk kemi bërë mëkat që ua kemi ndarë këto mjete”, ka thënë Muja.
Suharekë - Policia dhe KFOR-i kanë shtuar masat e sigurisë në Suharekë, pas situatës së krijuar në Preshevë. Zëvendëskomandanti, Milazim Lumi, tha se situata e sigurisë është nën kontroll të plotë dhe se janë shtuar vëzhgimet dhe patrullimet në gjithë territorin e komunë së Suharekës. Lumi tha se, gjatë këtyre ditëve, ka pasur vetëm tetë raste vjedhjesh, të cilat nuk kanë qenë të rënda. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Komunës, Refki Bytyçi, tha se ngjarjet në Preshevë nuk kanë reflektuar për të keq në Suharekë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të mos vëzhgohet situata, përderisa nuk qetësohet gjendja në tërësi.
Prishtinë - Strategjia Kundër Korrupsionit, 2013-2017, për të cilën u diskutua në Kuvendin e Kosovës, për më shumë se dy orë, pritet të miratohet javën e ardhshme. Kryekuvendari, Jakup Krasniqi, ka shpërthyer në debatin e sotëm parlamentar, duke thënë se “kjo qeveri është e zhytur në korrupsion”.
Krasniqi ka shtuar se kjo dukuri është prezent në të gjitha institucionet e vendit, e sidomos në shëndetësi dhe arsim. Krasniqi ka theksuar se kjo strategji po bëhet vetëm për konsum medial. Gjatë debatit, deputetë nga radhët e PDK-së kanë bërë thirrje që të votohet dokumenti, ani pse u shfaqën zëra kritikë. Ndërkaq, deputetët e opozitës e kanë quajtur këtë strategji, si një dokument të keq, të hartuar shkel e shko dhe që aspak nuk është adekuat për ta quajtur strategji.
Strasburg - Komisionari për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, ka thënë se nuk ka rëndësi se si do të marrë emër procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut në Bruksel. I pyetur, nëse do të ketë traktat paqeje mes dy vendeve, Fyle ka thënë se, me rëndësi është që të mos e bllokojnë njëra– tjetrën. “Me rëndësi është që Serbia dhe Kosova nuk mund ta bllokojnë njëra-tjetrën, drejt rrugës për anëtarësim në BE. Kjo është baza e asaj që po bëjmë ne”, ka thënë Fyle, në një konferencë për shtyp, duke mos dashur ta komentoj deklaratën e ambasadorit gjerman në Beograd, i cili ka thënë se, në Bruksel duhet të diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në OKB.
 
 
Share