• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ankohen taksistët e Dragashit!

Dragash, 28 janar 2013
- Rreth 70 taksistë të regjistruar në Dragash, kanë kërkuar nga pushteti lokal që t’iu krijojë kushte për ushtrimin e papenguar të veprimtarisë së tyre, në relacionin Dragash-Prizren. Ata thonë se kohët e fundit janë duke hasur në pengesa të ndryshme, nga organet policore, në bashkëveprim me organet e Inspektoratit komunal të Prizrenit, duke mos i lënë që të hyjnë në këtë qytet. Si shkas për këtë ndalesë, taksistët thonë se po trajtohen si të palicencuar.taksi_dragash
E gjithë kjo, sipas tyre, po ndodh pas licencimit në Ministrinë e Transportit të dy kompanive autobusësh, të cilat, me që kanë numër të vogël të udhëtarësh, janë ankuar se për këtë janë fajtorë taksistët. Fedar Gërdellaj dhe Ymet Misini, pronarë kombibusësh, i kanë thënë Kohës Ditore se, e vetmja mundësi për të bërë transportin e udhëtarëve në këtë relacion, është ai i transportit me kombi, të cilët qëmoti janë pajisur me leje pune, sepse autobusët janë shumë të rrallë. “Ne taksistët e regjistruar, jo vetëm që po pengohemi në relacionin, Dragash - Prizren, por kemi edhe mjaft probleme me një numër të konsiderueshëm taksistësh të paregjistruar, të cilët nuk pengohen nga askush”, ka thënë Gërdellaj. Qeveria lokale e Dragashit ka debatuar për këtë çështje dhe ka konstatuar se, do të bëjë të gjitha përpjekjet që, në bashkëpunim me organet e Komunës së Prizrenit, policinë dhe Ministrinë e Transportit, të kërkojnë përjashtim, duke u marrë për bazë rrethanat specifike të transportit në këtë komunë. Organeve gjegjëse do tu kërkohet që tu lejohet kombibusëve ushtrimi i kësaj veprimtarie. Avni Neviu, drejtor i Administratës komunale dhe Personelit në Dragashit, ka theksuar se, pos këtij konkluzioni, është obliguar Drejtoria e Bujqësisë, Zhvillimit dhe Inspektoratit që, brenda një kohe të shkurtër, të hartojë listën e taksistëve të regjistruar, si dhe t’i shqyrtoj ligjet në fuqi, të cilat rregullojnë këtë veprimtari. Më pas, Nebiu thotë se nga kjo drejtori është kërkuar që të ndërmerren hapa konkretë, për zgjidhjen e kësaj problematike, e cila ka kohë që po zvarritet.
 
 
Share