• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Dragash janë kthyer 90 të zhvendosur!

Dragash, 29 janar 2013
- Raporti i Zyrës rajonale për Integrim në Prizren, bën me dije se në komunën e Dragashit, gjatë vitit që lamë pas janë kthyer 90 persona, të cilët më parë ishin të zhvendosur anembanë globit. Sipas kësaj zyreje, gjithsej 419 persona nga rajonikthimi_atdhe i Prizrenit janë kthyer, nga vende të ndryshme perëndimore, ku kanë qenë duke jetuar përkohësisht.
Përfaqësuesit e Zyrës regjionale për Integrim, u shprehën të kënaqur me rrjedhën e këtij procesi, duke thënë se për familjet, të cilat nuk kanë kulm mbi kokë, është siguruar edhe banimi i përkohshëm. Gjatë vitit 2012, në regjionin e Prizrenit, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka marrë me qira 28 objekte banimi, për sistemimin e personave të kthyer, të cilët u patën larguar, që nga lufta e fundit në Kosovë e që nuk kanë tani kulm mbi kokë. Përfaqësuesit e Zyrës për Integrime në Prizren, pranuan se mungesa e objekteve të banimit, është një problem madhor që pengon procesin e kthimit. Kordinatori i zyrës, Berat Gashi, thotë se gjatë vitit 2012, në mbarë regjionin e Prizrenit, janë kthyer gjithsej 419 persona, të cilët iu përkasin etnive të ndryshme. “Në komunën e Prizrenit janë kthyer 151 persona, në atë të Dragashit 90, në komunën e Rahovecit 93, Suharekë 40, Malishevë 40 dhe në komunën e Mamushës janë kthyer 4 persona. Nga të gjithë të kthyerit, banesa kanë përfituar ata që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit. Për këtë qëllim, me qira kemi marrë 28 banesa”, bëri të ditur Gashi, duke specifikuar se janë disa kritere, të cilat duhet t’i plotësojnë personat që dëshirojnë të kthehen për të jetuar në vendlindjet e tyre e që kanë të drejtën e përftimit nga fondi i kësaj zyreje. “Kriteri kryesor, është data e largimit, para 28 korrikut të vitit 2012. Ata persona që janë larguar para kësaj date, kanë të drejtën e përfitimit nga fondi ynë”, saktësoi koordinatori i Zyrës për Integrime, Berat Gashi, duke përmendur dhe faktin se kjo zyrë është marrë edhe me krijimit të kushteve për jetesë. Gashi thotë se Zyra për Integrime në Prizren iu ka ndihmuar, gjatë stinës së dimrit, personave të riatdhesuar me artikuj të ndryshëm ushqimorë, pako higjienike, dru për ngrohje, ofrimin e vizitave mjekësore, si dhe akomodimin e përkohshëm, pasi këto kompetencat për riatdhesimi dhe riintegrimit, të cilat i përkisnin MPB’së, tashmë iu kanë kaluar Komunave.
 
 
Share