• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Sefidin Bajraktari jep dorëheqje në Prizren!

Dragash, 31 janar 2013
- Ish kryetari i Gjykatës Komunale në Dragash, Sefedin Bajraktari, i emëruar kohë më parë si gjykatës në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, kagjykata_prizren_bajraktari dhënë dorëheqje. Shkas për dorëheqjen, Bajraktari ka cekur problemet shëndetësore. “Kam dhënë dorëheqje, për shkaqe shëndetësore, nuk ka asgjë tjetër, përpos nëse ceki edhe faktin se më është dashur të udhëtoj, e që nuk po mund ta bëj këtë për çdo ditë”, tha Bajraktari, i pyetur nga Radio SHARRI, në Dragash.
Para reformave në gjyqësor, ai punonte si gjykatës në Gjykatën Komunale të Dragashit, ku ishte edhe kryetar i këtij institucioni në Dragash. Ndonëse e ndajnë vetëm tri vjet nga pensionimi, Bajraktari e ka konfirmuar dorëheqjen, por mbetet që presidentja, Atifete Jahjaga, ta miratoj dorëheqjen e tij. Ndërkohë, zëvendëskryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Rahima Elezi, ka bërë të ditur se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), tashmë e ka aprovuar dorëheqjen. “Qysh nga fillimi, gjykatësi Bajraktari ka shprehur pakënaqësi, për faktin se ishte ishte transferuar nga Gjykata Komunale në Dragash. Por, ne e kemi vlerësuar se gjykatësi Bajraktari duhet të kalojë në Gjykatën për Krimet e Rënda, sepse nuk kemi pasur kandidatë të tjerë, të cilët i plotësojnë kushtet”, ka thënë Elezi, duke shtuar se bajraktari ka bërë kërkesë për transferim në Dragash, ku edhe banon. Gjykata Themelore në Prizren tashmë ka mbetur me katër gjykatës në Departamentin e Krimeve të Rënda. Gjykatësja Elezi tha se aktualisht nuk ka kandidatë të tjerë, të cilët i plotësojnë kriteret për tu emëruar si gjykatës në këtë departament dhe se kjo pozitë do të mbetet e lirë, derisa ndonjëri nga gjykatësit aktualë t’i plotësojë kriteret e duhura, për ta plotësuar këtë pozitë.
 
 
Share