• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Dragash u përmbyll “Flaka e janarit”

flaka_janari_arkivDragash, 31 janar 2013
- Të mërkurën, në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash, janë përmbyllur aktivitetet që shënuan manifestimin tradicional “Flaka e janarit”, e cila u organizua nga Drejtoria komunale e Kulturës dhe Arsimit. Drejtori i kësaj drejtorie, Hajri Ramadani, tha se me pietet të thellë dhe me krenari përkujtohet përvjetori i rënies së atdhetarëve, vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka. “Ata ishin ndër nismëtarët e parë të organizimit politik në mërgatën shqiptare, për të arritur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në veprimet e tyre që pasuan, të udhëhequra nga këta martirë të lirisë, roli i mërgatës u ndie në mënyrë të drejtpërdrejtë, gjatë dhe pas demonstratave të vitit ’81”, ka thënë Ramadani, duke shprehur keqardhje, për faktin se buxheti i limituar e pamundëson një mbështetje më të madhe në fuqizimin e aktiviteteve të të rinjve, në sferën e kulturës.
Ndriçim Tahiri, nxënës i kësaj shkolle, duke folur për historikun e veprimtarisë patriotike të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, tha se këta ishin ndezësit e flakës së janarit, për t’mos u shuar kurrë. “Veprimtaria e gjithanshme e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, i pengonte në mënyrë të drejtpërdrejtë shërbimet jugosllave, jashtë dhe brenda shtetit të atëhershëm. Ata ishin një trio e kompletuar që i duhej një lëvizjeje të mirëfilltë atdhetare”, ka thënë Tahiri. Më pas, nxënësit e Klubit letrar “Naim Frashëri” nga gjimnazi “Ruzhdi Berisha” lexuan poezitë e tyre, ku u shoqëruan edhe nga poetët nga komuna e Dragashit.
 
 
Share