• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Salustro, e humbi betejën në Prizren!

Prizren, 01 shkurt 2013
- Gjykata Themelore në Prizren i ka shpallur të pafajshëm, Ejup Kabashin dhe Sokol Bytyçin, të cilët akuzoheshin për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera në korrik të vitit 1998, në fshatin Opterushë të Rahovecit. Të pafajshëm janë shpallur edhe pesë shqiptarë të tjerë, që akuzoheshin për dhënie të ndihmës.gjykata_salustro
Të premten, në orën 15:00, u shpall aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve kryesor dhe pesë të akuzuarve për dhënie ndihme; Mustafë Hoti, Milaim Hoti, Naser Hoti, Nexhmedin Berisha dhe Jetullah Kabashi. Trupi gjykues, i udhëhequr nga kryetarja, Mariola Pashnik, si dhe gjykatësit vendorë, Teuta Krusha e Skender Çoçaj, shpalli aktgjykimin, me të cilin, i zhveshi nga aktakuza të pandehurit, me arsyetimin se prokuroria nuk ka arritur të provojë, nëse vërtetë të njëjtit i kanë kryer veprat penale, për të cilat akuzoheshin.
Nga ana tjetër, Prokuroria ka paralajmëruar ankesë. Prokurori, Maurizio Salustro, ka kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, pasi, sipas tij, prokuroria posedon prova të mjaftueshme. Por, mbrojtja tha se gjykata nuk duhet t’iu besojë dëshmive që kanë dhënë dy serbë. “Dragica Bozhaniq i ka pasur dy djem me uniformë, në radhët e ushtrisë serbe”, ka thënë avokati, Ethem Rugova. Ai i ka thënë trupit gjykues, se Ejup Kabashi, nuk ka mundur të jetë pjesë e sulmit të supozuar, pasi që i njëjti, më 11 korrik, ka qenë i plagosur. “Këtë e ka konfirmuar edhe Dr. Agim Hazrolli. Prandaj, në mungesë të provave, kërkoj që klienti im të shpallet i pafajshëm”, ka thënë Rugova.
Mbrojtësi i të akuzuarit, Sokol Bytyçi, avokati Vigan Rogova, para trupit gjykues deklaroi se e tërë aktakuza e prokurorisë, bazohet në dëshminë e dy dëshmitareve, të cilat mund ta kenë ngatërruar të akuzuarin. “Sokoli ka ngjarë shumë me të vëllanë, Sulejmanin, i cili është vrarë nga forcat serbe të fshatit Opterushë”, ka thënë Rogova.
 
 
Share