• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 01.02.2013

Suharekë
- Njëzetenëntë mësimdhënës të rinj, janë punësuar në shkollat e Suharekës, si rezultat i projektit të përbashkët të kësaj Komune me "Caritas Kosova", për punësimin e personave që kanë përfunduar Fakultetin e Edukimit - mësimi në ciklin e ulët. “Disa do të asistojnë tek mësimdhënësit që janë para pensionit, por që janë të lodhur nga mosha. Të tjerët do t’i zëvendësojnë mësimdhënësit e sëmurë kronik, por që ende nuk e kanë moshën për pension, ndërsa 5 të tjerë do të angazhohen me nxënësit me nevoja të veçanta”, tha drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Xhemali Shala.
Suharekë - Dy lokale të natës janë mbyllur në Suharekë, në një aksion të përbashkët të inspektorëve të Komunës dhe Policisë. Arsim Berisha, kapiten policie, tha se lokalet janë mbyllur, për shkak të mosrespektimit të rregullores për funksionimin e lokaleve. “Inspektorët dhe policia, gjatë natës, kanë kryer një kontroll nëpër lokalet hoteliere dhe ato të natës, me ç’rast për mosrespektim të rregullores, ka mbyllur dy lokale të natës”, tha Berisha.
Ai tregoi se gjatë kontrollimit, në dy lokalet e mbyllura, gjashtë femrave, punëtore të lokaleve, policia ua ka marrë dokumentet e idetifikimt.
Prishtinë - Kompania austriake (OeSD) i ka humbur 1.4 milionë eurot e deponuara si garanci për zbatimin e kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike të Kosovës. Këtë e parasheh neni 5 i kontratës, e cila është shkëputur të enjten nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për shkak “të mosrespektimit të saj” nga ana e partnerëve austriakë, të cilët kanë paralajmëruar padi, me kërkesën për dëmshpërblim.
Shkëputja e kontratës imponon shpalljen e një tenderi të ri ndërkombëtar, për prodhimin e pasaportave biometrike, i cili mund të zgjasë deri në 120 ditë, në rast ankesash nga ndonjë konkurrent i pakënaqur.
Zveçan - Barrikada e re, e vendosur dje në fshatin Rudarë të Zveçanit, vazhdon të qëndrojë ende, ndërkohë që grupet serbe të organizuara, po përkujdesën për të. Rreth mesditës së sotme, barrikadën në Rudarë e ruanin katër rojtarë të barrikadave, pjesëtarë të të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile” e që janë të armatosur me armë brezi, ndërsa armët e gjata i kanë shumë afër vendit ku ata janë duke bërë roje. Mediat raportojnë se këto grupe janë kujdesuar, që barrikadat me dry për djegie t’i mbulojnë me goma të vjetra të automjeteve.
Preshevë - Administrata lokale e Preshevës ka paraqitur kërkesë zyrtare për legalizimin e lapidarit të UÇPMB-së, të hequr ditë më parë nga Qeveria e Serbisë. “Administrata lokale ka kërkuar në Ministrinë e Drejtësisë që të legalizohet vendosja e lapidarit, i cili ka qenë në qendër të Preshevës”, u ka thënë mediave serbe kryetari i kësaj komune, Ragmi Mustafa, duke bërë të ditur se e njëjta kërkesë i është drejtuar edhe OSBE-së dhe Trupit Koordinues për jugun e Serbisë.
Moskë - Sateliti “Intelsat-27” ka dështuar në lansim për në gjithësi, vetëm 40 sekonda pas ngritjes. Sateliti me raketën ruse, pas kësaj ka rënë në Oqeanin Paqësor, njoftojnë mediat botërore, sipas të cilave, ai po bartte raketa ruse “Zenit-3SL”. Këtë raketë, bashkërisht e prodhojnë kompanitë ruse dhe ukrainase. Ky satelit është dashur të shërbejë për komunikimin e mediave, qeverive dhe përdoruesve të tjerë në Ameikën Veriore, Jugore dhe në Evropë.
 
 
Share