• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 04.02.2013

Dragash
- Kryesia e degës së AAK-së në Dragash, sot ka njoftuar se kësaj dege i është bashkëngjitur edhe kryesia e degës së Partisë së Drejtësisë (PD). Duke i dëshiruar mirëseardhje kryesisë së kësaj partie, AAK është zotuar se bashkërisht do të punojnë edhe më shumë për të mirën e vendit.
Gjithashtu, AAK ka njoftuar se ka filluar procesi zgjedhor në këtë parti, me mbajtjen e kuvendit të parë, në nëndegën e fshati Blaç.
Prizren - Gjatë mëngjesit të sotëm, në një lokal në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë, me ç’rast janë vjedhur gjësende të punuara me dorë, me vlerë të konsiderueshme materiale. Policia në vendin e ngjarjes ka kuptuar se aty ishte thyer dera e objektit, e më pas ishin vjedhur shumë palë veshje nusërie, të cilat ishin të punuara me fije të ashtuquajtura të arit, e që vlera e tyre arrin mbi 20 mijë euro. Hetuesit policorë dhe krim teknika kanë kryer procedurat e duhura hetimore. Por, për identifikimin e hajdutëve, lutën edhe qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri për rastin ose edhe për raste të tjera, ta informojnë policinë.
Beograd - Kryetari i Këshillit në Kuvendin serb për Kosovë, Milovan Drecun, ka thënë sot se varrezat në territorin e Bujanocit, dje i kanë demoluar pjestarët e UÇPMB-së, me të cilin veprim kanë dashur që të tregojnë se "edhe serbët i prishin përmendoret në varreza".
Në një prononcim për RTS’në, Drecun ka thënë se, për shkak të incidenteve që kanë ndodhur, sa më parë duhet të funksionalizohen oficerët për lidhje, që pritet të vendosen në Prishtinë.
Prishtinë - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi sot se nuk do të ketë koalicion ndërmjet PDK-së dhe AAK-së, që do të mundësonte bashkëqeverisje në rrethanat e tanishme.
Në njoftimin e AAK-së, bëhet e ditur se delegacionet e AAK-së dhe të PDK-së, të prira nga kryetarët e tyre, janë takuar për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, por nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Megjithatë, AAK përsëriti se do të ofrojë kontributin e saj, në adresimin e çështjeve me interes shtetëror.
Prishtinë - Përplasjet brenda partnerëve të koalicionit qeverisës dhe pamundësia për ta përfshirë partinë e Ramush Haradinajt në bashkëqeverisje, ka krijuar infrastrukturën e duhur, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Burime brenda Qeverisë i kanë konfirmuar gazetës “Zëri”, se vetë kryeministri Thaçi është pajtuar që sa më shpejt të përmbyllet procesi i reformës zgjedhore dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, në verën e sivjetme ose më së largu në vjeshtë.
Mitrovicë - Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e tre rrokaqiejve, në veri të Mitrovicës, rreth orës 22:20, në vendin ku qëndronte një postobllok i policisë. Kjo e fundit konfirmoi shpërthimin, duke raportuar se nuk ka pasur të lënduar. Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu, ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka kryer hetimet. Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe KFOR-i. Ndërsa banorët e lagjes kanë thënë se, janë dëmtuar disa makina që ishin të parkuara në vendin ku ndodhi shpërthimi, por jo edhe të lënduar.
Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, sot nga Departamenti për Mjekësi Ligjore ka pranuar raportin e autopsisë, për të ndjerin, Hamdi Sopa.
Bazuar nga rezultati i këtij raporti, konstatohet se kemi të bëjmë me vrasje dhe jo vetëvrasje. Prokurori, Blerim Isufaj, sot morri vendim për fillimin e hetimeve dhe ka urdhëruar arrestimin e personave që, në momentin kritik, kanë qenë prezent në banesën e të ndjerit Sopa. Prokurori Isufaj ka kërkuar nga gjykata që të lëshoj urdhëresë për bastisjen e banesës së të ndjerit dhe njëkohësisht ka propozuar caktimin e paraburgimit për të dyshuarat, gruan dhe të bijën e viktimës.
Tiranë - Gjithsejtë 61 përqind e shqiptarëve të Shqipërisë, e dëshirojnë bashkimin me Kosovën, ndërkaq një e katërta janë kundër kësaj ideje. Ndërkohë, 14 për qind e të anketuarve janë deklaruar se nuk e dinë nëse janë për apo kundër bashkimit kombëtar.
Këto janë rezultatet e hulumtimit që ka bërë fondacioni “Kult” nga Tetova, të cilët kanë intervistuar 1200 qytetarë të moshës madhore. Hulumtimi është realizuar në janar të këtij viti, duke u bazuar në anketimin e opinionit publik, në lidhje me pikëpamjet e popullsisë së moshës madhore, rreth bashkimit kombëtar.
 
 
Share