• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK, partia më aktive në Kuvend!

Dragash, 05 shkurt 2013
- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar Fletënotimin, i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 27 anëtarëve të Kuvendit komunal të Dragashit, si dhe subjekteve politike të përfaqësuara në legjislativ, përkdi_kosova periudhën korrik-dhjetor 2012. Sipas KDI-së, qëllimi i publikimit të këtij Fletënotimi, është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve, për punën e të zgjedhurve të tyre, në seancat e Kuvendit komunal, që janë mbajtur në periudhën korrik-dhjetor 2012. “Gjatë hartimit të këtij notimi, janë marrë për bazë aktivitetet e anëtarëve dhe subjekteve politike, në propozimet e tyre për rend dite, pjesëmarrjen në diskutime, inicimin e çështjeve, amandamentimin e legjislacionit, inicimin e rregulloreve, pyetjet parlamentare, mungesa në seanca, si dhe gjuha parlamentare”, thuhet në Fletënotimin e KDI-së, sipas së cilës, anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë, në Kuvendin komunal të Dragashit janë: Naim Ramadani (LDK) me 19.1 %, Ymer Ademi (LDK) me 14.8 % dhe Deir Jilmaz (GIG) me 10.3 %. Ndërkaq, anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultatet, në të gjitha kategoritë, janë: Ymridin Fetahu (PDK), Nazmie Velija (PDK) dhe Arieta Skeraj (LDK). Në bazë të këtyre të dhënave të KDI-së, rezulton se anëtari me performancën më të lartë është , Naim Ramadani (LDK), me 19.1 %. Ndërkaq, të vlerësuar me 0 % janë tre anëtarë të Kuvendit komunal të Dragashit. “Në gjashtë seancat e mbajtura gjatë periudhës korrik-dhjetor 2012, anëtarët që kanë propozuar nga një pikë për rend dite janë: Mitat Fejza (PDK), Ymer Ademi (LDK), Zahadin Destani (LDK), Naim Ramadani (LDK), Luljeta Berisha (AAK) dhe Velid Haxhisin (VAKAT). Gjatë seancave të mbajtura, janë ngritur gjithsej 128 çështje, prej të cilave vetëm 48 % nga fushat me interes për qytetarët e Dragashit. Ndërkaq, 52 % e çështjeve të iniciuara, kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Dragashit”, thuhet në vazhdim të Notimit, për të vazhduar me të dhënat tjera se, në Kuvendin e Komunës së Dragashit, anëtarët e LDK-së prijnë edhe për nga inicimi i çështjeve, me gjithsej 46.9 %, të përcjellë nga anëtarët e VAKAT-it dhe PDK-së, me 12.5 % të çështjeve të iniciuara. “Gjatë seancave të mbajtura, në periudhën korrik-dhjetor 2012, anëtari i Kuvendit të Komunës së Dragashit, Naim Ramadani (LDK), ka shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura, me gjithsej 24.2 %, i përcjellë nga anëtari tjetër nga radhët e LDK-së, Ymer Ademi, i cili ka ngritur gjithsej 11.7 % dhe Deir Jilmaz (GIG), me 8.6 % të çështjeve të ngritura. Në gjashtë seancat e mbajtura, ky institucion ka shqyrtuar apo ndryshuar Rregulloren mbi Tatimin në Pronë për vitin 2013 dhe Rregulloren mbi Lartësinë e taksave, ngarkesave dhe gjobave komunale. Krahas kësaj, një anëtar i Kuvendit të Komunës së Dragashit ka propozuar rregullore pranë këtij institucioni, e ai është, Naim Ramadani (LDK), i cili ka propozuar Rregulloren për ndarjen e Subvencioneve.
Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit, kanë bërë gjithsej 64 pyetje për ekzekutivin e kësaj komune, nga të cilat 52 % e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Dragashit”.
Sipas notimit nga KDI, anëtarët e LDK-së prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë periudhës gjashtëmujore, me gjithsej 48.4 % të pyetjeve, të pasuar nga GIG’u dhe partia boshnjake VAKAT, me nga 18.8 % të pyetjeve të përgjithshme. Fletënotimi për periudhën korrik-dhjetor 2012, është përgatitur në kuadër të projektit “Pjesëmarrja qytetare dhe principet për një qeverisje të mirë”, të cilin projekt e ka mbështetur “The Olof Palme Centre” (OPIC).
 
 
Share