• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 06.02.2013

Rahovec
- Shkolla fillore “Ardhmëria” në Rahovec, ka përfituar donacion nga Caritasi zvcëran karrige, banka, dollapë, paketa të lodrave multi funksionale nga druri, varëse, rafte të këpucëve dhe të gardërobës, material përcjellës hargjues me pako të ndihmës së shpejtë dhe materiale të tjera hargjuese. Drejtori i shkollës, Enis Berisha, tha se me këtë ndihmë janë përmirësuar dukshëm kushtet e punës dhe të mësimit në këtë shkollë.
Sipas drejtoreshës për Arsim në Rahovec, Besa Hoxha – Beqiri, këto mjete kanë krijuar kushte më të mira, që iu mundësojnë nxënësve dhe mësimdhënësve të zhvillojnë aktivitete më të mira mësimore, si dhe cilësi më të lartë të punës në këtë shkollë.
Suharekë - Zyra për Informim e Komunës së Suharekës ka filluar t’i publikojë të gjitha aktivitetet, nëpërmjet një ekrani televiziv.
Zëdhënësi i kësaj komune, Reshat Reshitaj, tha se në dy ekranet e vendosura në hollin e Komunës, do të publikohen lajmet, njoftimet, dhe aktivitetetet tjera që zhvillohen në territorin e komunës së Suharekës. “Me këtë projekt, qytetarëve po iu mundësohet qasje më e mirë dhe më e lehtë, që të njoftohën për të gjitha aktivitete tona”, tha Reshitaj.
Bruksel - Në kabinetin e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, ka nisur takimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikoliq. Ky është takimi i parë ndërmjet liderëve të të dyja shteteve dhe, në masë të madhe, është parë si hap i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidentja e Kosovës ka thënë se, takimi i saj me homologun serb, paraqet kapitull të ri për të dyja vendet, në rrugën drejt integrimit evropian. Nga ana tjetër, presidenti serb, Nikoliq, nuk iu është drejtuar gazetarëve. Madje mediat nuk kanë arritur të shohin as momentet e arritjes së tij në ndërtesën e BE-së.
Bruksel - Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, me delegacionin e saj kanë biseduar sot në Bruksel me palën serbe, për çështjet e telekomit dhe energjisë. Tahiri, në mënyrë të veçantë u fokusua në kodin shtetëror telefonik, duke thënë se kodi 383 apo 384 i takon Kosovës, që nga koha kur ITU ka ndarë tetë kode telefonike për tetë njësitë federal të ish-Jugosllavisë.
Tahiri kërkoi angazhim më të madh të BE-së, për zgjidhjen e çështjes së kodit telefonik, si dhe shtoi se pengesat dhe opstrukcionet e Serbisë në këtë drejtim, nuk janë në frymën e dialogut ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë.
Prishtinë - Në një vizitë që i ka bërë sot Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, deputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama, është njoftuar nga shefja e kesaj zyreje, Adriana Hoxhiq, se punët po ecin me vështirësi, por që ka shumë progres. Lama ka njoftuar pas këtij takimi, se rreth 4000 qytetarë, kryesisht serbë, kishin aplikuar në këtë zyrë për dokumente te ndryshme të Kosovës, edhe pse në kushte të presionit të madh nga bandat kriminale në veri. “Sot u binda edhe më shumë, se veriu është lënë qëllimisht në atë gjendje. Po të kish pasur më shumë përpjekje, sot do të kishim një pamje krejtesisht tjeter në terren”, ka thënë Lama, duke e cilësuar hapjen ë kësaj zyreje si veprim të mirë.
  
MOTI
 
Reshjet e borës janë afruar vendit tonë. Meteorologët parashohin se borë do të bie të enjten, duke filluar nga rajoni i Pejës me rrethinë. Nga pamjet satelitore, parashikohet se bora do ta mbulojë tërë vendin tonë në mëngjesin e hershëm të së enjtes, e që do të ndalojë rreth agimit të kësaj dite. As reshjet e shiut nuk do të mungojnë, në vendet e ulta, ku bora do të jetë e pafuqishme, por që në mbrëmje do të përfshihen nga bora edhe këto pjesë të vendit.
 
 
Share