• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Martesa e tifozëve të vërtetë të futbollit!
Nga: Radio SHARRI   
e Enjte, 07 Shkurt 2013 15:22

Prishtinë, 07 shkurt 2013
- Oficeri për marketing në bankën ProCredit, Faredin Agaj, është bërë i popullarizuar, falë një fotografie të realizuar në dasmën e tij. Ai nuk e kishte menduar se, njëra nga fotografitë nga albumi i dasmës, do të bëhej temë për media.agaj_pireva_ferguson Kjo famë u arrit, kur fotoja e tij përfundoi në profilin e Sir Alex Ferguson, strategut të njohur britanik të futbollit. Ky veprim i të madhit Ferguson, e kishte ngazëllyer personin që ishte angazhuar nga kompania e kontraktuar nga vetë Faredini, për t’i bërë fotografitë e dasmës.
Sharr Rezniqi, djaloshi 18-vjeçar, në një shkrim të botuar në të përditshmen “Koha Ditore”, përpos që ka shfaqur gëzimin e tij, se fotografia që ka bërë ai, është pëlqyer nga Sir Ferguson, publikisht ka shprehur ambiciet për tu marrë me autorësinë e fotografisë, duke paralajmëruar edhe mundësinë për një padi gjyqësore ndaj, Alex Fergusonit, nga i cili do të kërkonte dëmshpërblim. Në fotografi shihet çifti i sapomartuar, në një terren basketbolli, në parkun më të madh të kryeqytetit të Kosovës “Gërmia”. Kjo fotografi ishte komentuar shumë në faqen zyrtare të Sir Fergusonit, mjeshtrit të madh të futbollit, i cili tash sa vjet drejton njërën prej skuadrave më të famshme angleze “Manchester United”. Pas publikimit të fotografisë në faqen e tij “sulia.com”, Ferguson e kishte komentuar me fjalinë: “Martesa e tifozëve të vërtetë të futbollit”. Kjo foto ishte vërshuar nga më shumë se 900 komente të adhuruesve të tij, sepse Sir Ferguson, zgjedh me endje fotografi për t’i postuar dhe komentuar në “sulia.com”, faqe kjo që ka të bëj me klubin e tij “Manchester United”. Ai shumë rrallë komenton fotografi, por kjo e qiftit kosovar i kishte bërë përshtypje njeriut që gëzon një titull të lartë në Britani të Madhe, Sir.
Veprimi i Sir Fergusonit i kishte bërë përshtypje maturantit të shkollës jopublike “Mileniumi i Tretë”, Sharr Rezniqit, i cili ka thënë se, në momentin që e ka parë fotografinë e tij që po qarkullonte në këtë faqe, ishte ndier krenar. “Të gjithë ishin të befasuar, duke ditur që kjo fotografi u publikua në faqen e një emri të njohur në botë. Ata më uronin për këtë gjë”, ka thënë Rezniqi, duke mos e fshehur inatin që fotografia është publikuar, pa autorizimin e tij. Për këtë, Rezniqi i kishte thënë gazetës se është duke shikuar mundësitë ligjore, për të kërkuar dëmshpërblim nga Sir Ferguson. “Ende nuk kam ndërmarrë asnjë hap, në lidhje me këtë, por e kam shqyrtuar çështjen e padisë. Mendoj se, më është bërë e padrejtë. Kështu që, duhet të ndiqen procedurat penale sipas ligjit”, kishte thënë djaloshi 18-vjeçar. 

Fotografia, është pronë e jona!
 
“Se paraja të korit, këtë e di secili. Por, që paraja mund ta turpëroj një komb të tërë, këtë nuk e ka dëgjuar njëri. Fatkeqësisht këtë e përjetova në lëkurën time”. Kështu e fillojnë reagimin e tyre qifti, Vlora Pireva dhe Faredin Agaj, protagonistë të kësaj fotografie të famshme. Ata thonë se janë ndier të turpëruar si shqiptar dhe si shtetas kosovar, pas pretendimeve të djaloshit që i ka bërë fotografitë në dasmën e tyre. “Nuk e kisha menduar e as besuar që, një fotografi e imja, të cilën e bëra për kujtimet personale nga martesa, do të përfundonte në profilin e të madhit, Sir Ferguson. Por, ja që kjo ndodhi dhe, më bëri të ndihem krenar, jo vetëm si individ, por edhe për faktin se jam shqiptar dhe shtetas kosovar. Por, kjo kënaqësi nuk më zgjati shumë! Sepse, këtë ma zbehu turpshëm djaloshi, Sharr Rezniqi, i cili ishte i paguar që të mi bënte fotografitë në martesën time”, thuhet me tej në reagim, duke specifikuar se e gjithë kjo kishte filluar, kur njëra nga fotografitë nga dasma e tij, kishte përfunduar në profilin e Sir, Alex Ferguson. “Me ta nuhatur këtë dhe pasurinë që ka z. Ferguson, 18-vjeçari Sharr Rezniqi, ka reaguar në veprimin e këtij strategu të madh anglez të futbollit, duke pretenduar se ai e paska shkelur të drejtën e autorit, domethënë të drejtën e Rezniqit. Këtë pretendim Rezniqi e ka shfaqur në gazetën ‘Koha Ditore’, por pa e fshehur mburrjen që fotografinë e ka postuar në profil mjeshtri i madh i futbollit, i cili tash e sa vjet drejton skuadrën angleze, me më së shumti trofe, ‘Manchester United’, e ku e kishte komentuar me një fjali; ‘Martesa e tifozëve të vërtetë të futbollit’. Por, fotografia nga dasma ime, e cila i ka bërë përshtypje njeriut që ka titull të lart, Sir, në Britani të Madhe, e që ka marrë mbi 900 referenca nga ndjekësit e Fergusonit në këtë faqe, është pronë e imja dhe më takon vetëm mua. Ndërkohë, Sharr Rezniqi, nuk duhet të krijoj përshtypje dhe lakmi, sepse për punën që ka bërë, ai është paguar nga kompania që e kam kontraktuar unë. Prandaj, i them këtij djaloshi që, mos të koritet, duke ‘kërkuar mundësitë ligjore për të marrë dëmshpërblim nga Sir Ferguson’, sepse nuk do t’ia dali”, thuhet në reagimin e qiftit, Vlora Pireva dhe Faredin Agaj, duke e këshilluar djaloshin që të vazhdoj me pasionin e tij ndaj fotografisë, por ta kuptoj se duhet të dalloj, se kurë po krijon një vepër autoriale dhe kurë po bën një shërbim. “Në rastin tim, ai ka bërë vetëm një shërbim, për të cilin është paguar”, përfundon reagimi i protagonistëve të fotografisë së pëlqyer nga Sir Aleks Ferguson.
Share