• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 07.02.2013

Prizren
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA), si dhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), kanë nënshkruar sot memorandumin për restaurimin e xhamisë së Emin Pashës në Prizren. Ky memorandum parasheh konservimin dhe restaurimin e kësaj xhamie, në përputhje me Ligjin për Trashëgimi dhe Ligjin për Ndërtim.
MKRS-ja obligohet që të bëjë sigurimin informatave dhe dokumentacionit të nevojshëm, të sigurojë lejen për miratim të projektit, si dhe të asistojë, në koordinim me institucionet e tjera relevante për sigurimin e lejeve komunale, të pronësisë dhe lejet tjera që kërkohen.
Strasburg - Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, me shumicë votash ka miratuar një rezolutë për Kosovën dhe Serbinë. Me miratimin e saj, Kosovës i është hapur rruga e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës. Ndërkaq, dokumenti për Serbinë kërkon që këtij shteti t’i jepet sa më parë data për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me kusht që Beogradi t’i plotësojë kushtet themelore dhe të vazhdojë procesin e reformave. Njëri nga kushtet e BE-së për Serbinë, është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, po që se duan të avancojnë në procesin e integrimit.
Beograd - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se takimi i presidentëve, Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikoliq, është hap përpara dhe pjesë e rëndësishme e gjithë procesit të bisedimeve. “Ne kemi një politikë të përbashkët, e cila, para së gjithash, bazohet në mbrojtjen e interesave tona kombëtare dhe shtetërore, përmes dialogut”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.
Ai po ashtu ka njoftuar se dialogu politik midis Prishtinës dhe Beogradit, do të vazhdojë më 19 dhe 20 shkurt. “Temë e dialogut do të jenë ato që po quhen institucione paralele apo struktura paralele. Unë, megjithatë, them se bëhet fjalë për paralelizëm të institucioneve”, është shprehur Daçiq.
Novi Sad - Grafitet “Vojvodina Republikë” kanë gdhirë sot në Novi Sad,  njoftojnë mediat serbe, duke sqaruar se me sprej të zi janë përshkëllirë pllakatet e partisë “Serbia e tretë”, e cila angazhohet për heqjen e autonomisë së Vojvodinës.
Partia “Vojvodina sot” ka publikuar një kumtesë, me të cilën ka kërkuar ndërprerjen e dhunës politike në këtë rajon.
Kumtesa përfundon me fjalët “Novi Sadi – kryeqytet i Republikës së Vojvodinës". Partia e Vojvodinës është parti që angazhohet për ndërtimin e Serbisë, si Republikë Federale, që do të përbëhej nga Serbia dhe Vojvodina.
Mitrovicë - Tre të rinj serbë, rreth moshës 20-vjeçare, janë arrestuar si të dyshuar për marrëdhënie seksuale me një bashkëkombase të tyre, e cila është nën moshën 16-vjeçare.
Pas ankesës së prindërve të viktimës, si dhe sigurimit të një materiali të ndjeshëm, policia ka identifikuar tre meshkujt, të cilët më pas janë arrestuar. Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. “Ata janë intervistuar mbi bazën e dyshimit të përfshirjes së tyre në grup, në marrëdhënie seksuale me të miturën”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti.
Prishtinë - Protesta para KEK-ut ka përfunduar, pas dështimit për të negociuar ndonjë marrëveshje midis konsumatorëve dhe me KEK-ut. Rreth një mijë protestues nuk kanë dashur të shpërndahen, pa një marrëveshje.
Disa prej tyre kanë dashur të futen në objektin e selisë qendrore të KEK-ut, por më pas janë bindur nga organizatori që të shpërndahen, në mënyrë që të nesërmen të protestojnë sërish.
 
 
Share