• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Femrat, në Ballkan diskriminohen!
Nga: Radio SHARRI   
e Premte, 08 Shkurt 2013 17:21

Berlin, 08 shkurt 2013
- Kryeministri serb, Ivica Daqiç, pak kohë më parë u vu në një pozitë të vështirë, kur femra që po e bënte moderatorin e një emisioni televiziv, e ulur përballë tij, e provokoi, duke zbuluar pjesët e saj intime. Kështu shkruanfemra_joshja_abuzimi “DW” (Shqip), duke shtuar se, Daqiç ishte viktimë e një kamere të fshehtë, e cila nuk u transmetua në televizion. Por, videoja u shpërnda shumë shpejt në YouTube, ku mori mijëra klikime. Pas kësaj, Qeveria e Serbisë reagoi, duke thënë se ky televizion është “tallur” me Serbinë. Madje, u zotuan se do të “ndëshkohen” ata që përgatiten këtë skenë.
Feministët thonë se janë zemëruar nga trajtimi i femrës, si objekt seksual, në mediat e Serbisë, ndërkohë që i mbyllin sytë ndaj dhunës dhe ngacmimeve në jetën e përditshme. "Femrat janë të kufizuara, vetëm tek trupi dhe pamja e tyre”, thotë Sanja Sarnavka, drejtuese e organizatës “Be Active, Be Emancipated (BaBe)” (Ji aktiv, Ji i emancipuar).
Prej dy dekadash kjo është njëra nga organizatat më të mëdha për mbrojtjen e të drejtave të femrave në Kroaci. Në gjithë Ballkanin, femrat janë të margjinalizuara në politikë dhe të diskriminuara nga punëdhënësit. Aktivistët thonë se, shpesh, ato janë edhe viktima të një kulture, që lejon dhunën në familje. “Seksizmi është shumë i përhapur në Bosnjë dhe Ballkan”, thuhet në raportin e organizatës boshnjake “Cure” (Vajzat). Në Bosnjë, femrat përbëjnë 52% të numrit të përgjithshëm të popullsisë, por ato përfshihen vetëm 17% në administratë.
Në Shqipëri, u deshën shumë vjet që të miratohej ligji, i cili detyron subjektet politike që 30% të kandidatëve për deputet, të jenë femra. Ndërkohë që barazia gjinore varion në vende të ndryshme të Ballkanit, ku femrat kanë kohë që janë detyruar të pranojnë një rol joaktiv.
Kryeministri serb, Daqiç, të paktën u tregua me shumë edukatë, kur u përball me “moderatoren” e stuhishme, e cila në fakt është një ish-modele e Playboy, e punësuar nga një televizion kroat.
Në Rumani, presidenti Traian Basescu, është i njohur për tërheqjen e tij ndaj femrave. Gjatë një interviste televizive, ai i tha gazetares: “Hej zogu, çfarë do të bësh sonte?”. Në gjuhën e rrugës në Rumani, “zogu” nënkupton organin seksual femëror. Edhe ministri i Ndërtimtarisë në Serbi, Velimir Iliç, ka vuajtur pasojat e një videoje, ku ai shfaqej duke e abuzuar verbalisht me kërcënime seksuale, sekretaren e një kundërshtari të tij politik.
Feministët e argumentojnë, se sjellje të tilla të politikanëve, i dërgojnë një mesazh meshkujve të tjerë, se edhe ata duhet të sillen në të njëjtën mënyrë me femrat. Një gjë e tillë vërehet edhe në reklamat e ndryshme televizive, ku kompanitë shesin produkte, të mbështjellja në trupat e bukur të femrave.
 
 
Share