• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Njëvjetori i tragjedisë së Restelicës!

Restelicë, 11 shkurt 2013
- Në ditën e sotme, vitin e kaluar, një ortek i borës ua mori jetën 10 anëtarëve të familjes Reka, në fshatin Restelicë të trevës së Gorës, në komunën e Dragashit. Fshati më i madh në këtë komunë, i banuar me popullatë boshnjake, ndodhet në trekëndëshin kufitar, Kosovë – Shqipëri – Maqedoni.dimri_restelica_gora Banorët e këtij lokaliteti ende jetojnë me frikën, se mos po përsëritet kjo tragjedi, edhe pse ky dimër duket të jetë shumë më i lehtë se ai i vitit të kaluar.
Pavarësisht premtimeve të shumta nga qeveria, se do të ndihmohej Restelica me projekte mbrojtëse, një gjë e tillë ende nuk është realizuar në terren. Me vetiniciativë, banorët janë organizuar kohë më parë, për të improvizuar një mbrojtje që do të parandalonte rrëshqitjen e borës. Nënkryetari i Komunës së Dragashit nga radhët e komunitetit pakicë, Çasip Kushi, i cili vjen po nga ky fshat, thotë se, përveç vetorganizimit të banorëve, asgjë nuk është punuar në terren pas tragjedisë së vitit të kaluar. “Si Komunë, ne kemi bërë atë që kemi mundur të bënim. Kemi pastruar gërmadhat në terren, si dhe kemi hartuar një projekt për mbrojtje, të cilin e kemi realizuar, në bashkëpunim me një organizatë austriake. Por, qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për të na ndihmuar në këtë aspekt. Ne i bëjmë thirrje qeverisë, por edhe gjithë atyre që mund të na ndihmojnë, të na sigurojnë terrenin që mos të jemi të kërcënuar nga ortekët e borës”, apeloi i dyti i Komunës, Çasip Kushi.
Një banorë nga ky fshat, Osman Aga, thotë se të gjithë fshatarët kanë punuar, me mundësitë fizike dhe financiare që kanë pasur. “Për ta pastruar terrenin dhe vendosur pengesa ndaj rrëshqitjes së borës, në vendin ku ka ndodhur orteku, jemi angazhuar që të gjithë. Por, na ngelet hatri që qeveria nuk ka bërë asgjë për të na ndihmuar”, thotë Aga.
Aktualisht, jeta në Restelicë vazhdon e qetë, por duket se frika nuk është shmangur tek banorët, të cilët e kujtojnë si sot tragjedinë, ndër më të mëdhatë në Kosovë. Thonë se, pavarësisht përpjekjeve për tu mbrojtur nga ortekët e mundshme, ky rrezik nuk është evituar. Abid Hoxha, një banor tjetër i këtij fshati, thotë se në shpatet e bjeshkës, nga edhe rrëshqiti bora vitin e kaluar, kanë mbjellë mijëra drunj, për ta parandaluar përsëritjen e ortekut. “Kemi mbjellë drunj dhe kemi vendosur me qindra shufra teli, në vendin ku ka ndodhur orteku. Kjo, me shpresën se do ta parandalojmë një tragjedi të ngjashme në të ardhmen. Pavarësisht kësaj, banorët ende nuk ndihen të sigurt, sepse kjo është një masë e përkohshme. Disa banorë, tashmë janë larguar nga kjo pjesë e fshatit, për shkaqe sigurie dhe nga frika se mund të përballen sërish me ortekë të borës”, thotë Hoxha.
Ditën e 11 shkurtit të vitit 2012, banorët e Restelicës e kujtojnë si sot. Tragjedia më e dhimbshmet që ndodhi në historinë e këtij fshati, dhe jo vetëm, mori jetën e 10 bashkëfshatarëve të tyre, ndërkaq pamjet nga shpëtimi i vogëlushes, Amsera Reka, e cila ishte e vetmja që u shpëtua e gjallë nga familja e saj, ende qarkullojnë nëpër mediat botërore. Orteku i borës kishte shkatërruar dhjetëra shtëpi në këtë pjesë të fshatit Restelicë. Shtëpia e familjes Reka, ku ishin gjetur trupat e pajetë të kësaj familjeje, tashmë nuk ekziston. E mbijetuara e vetme, Amsera Reka (7 vjeçare), tashmë ndodhet në Itali.
 
 
Share