• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 11.02.2013

Dragash
- Në ditën e sotme, vitin e kaluar, një ortek i borës ua mori jetën 10 anëtarëve të familjes Reka, në fshatin Restelicë të trevës së Gorës, në komunën e Dragashit. Banorët e këtij lokaliteti ende jetojnë me frikën, se mos po përsëritet kjo tragjedi, edhe pse ky dimër duket të jetë shumë më i lehtë se ai i vitit të kaluar.
Pavarësisht premtimeve të shumta nga qeveria, se do të ndihmohej Restelica me projekte mbrojtëse, një gjë e tillë ende nuk është realizuar në terren. Me vetiniciativë, banorët janë organizuar, kohë më parë, për të improvizuar një mbrojtje që do të parandalonte rrëshqitjen e borës. Nënkryetari i Komunës së Dragashit nga radhët e komunitetit pakicë, Çasip Kushi, i cili vjen, po nga ky fshat, thotë se, përveç vetorganizimit të banorëve, asgjë nuk është punuar në terren pas tragjedisë.
Bruksel - Pavarësisht zotimeve të Prishtinës zyrtare për një përkushtim të shtuar në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, Bashkimi Evropian pritet t’iu rikujtojë autoriteteve përgjegjëse detyrat që duhet zbatuar drejt liberalizimit të vizave për Kosovën.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se Kosova po i përmbush kriteret dhe standardet e nevojshme për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj dhe për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Por, në një raport dërguar të premten Parlamentit dhe Këshillit Evropian, Komisioni Evropian i kërkoi Kosovës që të përforcojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për t’iu mundësuar qytetarëve të saj udhëtimin pa viza.
Prishtinë - Përfaqësues të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), duke folur për ankesat e konsumatorëve për fryrje të faturave të muajt janar, kanë thënë se në KEK janë ankuar vetëm 0.008% të konsumatorëve, nga e gjithë Kosova. Sipas drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukaj, faturimi nga KEK-u është i sigurtë 99.9 për qind dhe se, bazuar në këto shifra, del se faturimi është shumë i sigurt dhe nuk ka diçka të jashtëzakonshme.
Në një konferencë për media, Gjukaj tha se, për muajin janar, në gjithë Kosovën janë bërë 350 ankesa, prej të cilave janë shqyrtuar 318.
Prishtinë - Murat Jashari, nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, ka thënë se Kosova po shkon drejt humnerës, për shkak të udhëheqjes së kriminalizuar. “Dje Kosova ka qenë në humnerë, për shkak të represionit dhe dhunës serbe, e cila është ushtruar mbi ne prej shumë vitesh. Sot, Kosova prapë është duke shkuar drejt humnerës. Por, kësaj radhe, prej vet nesh, jo nga të tjerët.
Ne jemi të zotët e shtëpisë dhe, nëse nuk e ndërpresim këtë rrugëtim, nuk e di se ku do të përfundojmë”, ka thënë përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, në një intervistë për gazetën “Tribuna”, duke folur me mllef për mungesën e vizionit të kësaj udhëheqje.
Prishtinë - Një analizë e organizatës STRAS, tregon se sektori bankar në Kosovë ka hyrë në një situatë shqetësuese, i karakterizuar me ngecje dhe humbje. Vetëm për tre muajt e fundit të vitit 2012, sipas kësaj organizate, humbjet e bankave shkuan në 10 milionë euro.
Sipas raporteve financiare, të tetë bankave komerciale, të cilat sivjet kanë një metodologji tjetër dhe ofrojnë më shumë informacione për afarizmin, humbje kanë pasur tri banka, përderisa në fund të vitit 2011, asnjëra nuk ishte në minus. “Rezultate negative kishte Banka Ekonomike (2.929.000 euro), me një rritje pej 14 përqind, pastaj BKT (4.988.000 euro), ose 36 për qind më shumë, ndërsa BpB (1.845.000 euro), gati i pesëfishoi humbjet”, sqaron STRAS.
 
 
Share