• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vërejtje Dragashit, lavde Rahovecit!

Prizren, 12 shkurt 2013
- Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar sot raportin mujor të monitorimit të punës së kuvendeve të Komunave të regjionit të Prizrenit, për muajin janar 2013. Sipas këtij raporti, gjatë këtij muaji janë thirrur 5 mbledhje nga kuvendet ekdi_janar_prizren Komunave të regjionit të Prizrenit, katër prej të cilave kanë qenë të thirrura si të rregullta ndërsa një e jashtëzakonshme. Kuvendet e Komunës së Suharekës, Rahovecit, Malishevës dhe Mamushës, gjatë këtij muaji kanë thirrur nga një seancë të rregullt. Ndërkaq, Kuvendi i Komunës së Dragashit gjatë muajit janar ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme. Kuvendi më i madh komunal në këtë regjion, ai i Komunës së Prizrenit, gjatë muajit janar nuk ka thirrur asnjë seancë.
KDI, gjatë kësaj periudhe ka vlerësuar edhe vendimin e Kryetarit të Prizrenit, për shpalljen e tenderit për furnizim me dhurata, për vitin e Ri 2013. Pos vendimit të Kryetarit, anëtarët e Kuvendit, në seancën e datës 27 dhjetor, kanë marrë të njëjtin vendim. “Duplifikimi i vendimeve, fletë më së miri për mbështetjen reciproke të organeve të vetëqeverisjes lokale, kur është çështja e vendimit në interes të tyre. Aq më tepër, kur anëtarët e Kuvendit, lidhur me këtë vendim, kanë edhe konflikt interesi”, thuhet në vlerësimet e KDI-së, duke shtuar se ky vendim, i pamenduar mirë i Kryetarit dhe anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, i ka kushtuar qytetarëve, hiq më pakë se 43.600 euro. “Me këto politika joparimore, mund të konkludojmë se organet e vetëqeverisjes lokale ia kanë mohuar kategorisë së rasteve sociale, që t’iu dilet në ndihmë 45 familjeve, me nga 80 euro në muaj, për një vit të plotë”, vlerësoi kjo organizatë civile, ku, sipas saj, edhe Kuvendi i Komunës së Suharekës, në seancën e dhjetorit, ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, në afat prej 10 viteve. “Me këtë rast, ky institucion ka bërë shkelje të Udhëzimit Administrativ, Nr. 2012/2, për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale. Nga raporti i Komisionit janë specifikuar tre operatorë të përgjegjshëm, ku njëri prej tyre ka dhënë ofertën më të mirë. Mirëpo, anëtarët e Kuvendit kanë proceduar me votim të fshehtë, i cili ka rezultuar që ofertuesi me çmim më të mirë dhe ekonomikisht më i favorshëm për Komunën, të mos votohet nga ana e tyre. Konsiderojmë që anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës, nuk janë treguar parimorë, në mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të qytetarëve të Komunës së Suharekës, por mbrojtën interesat e caktuara grupore, duke e anashkaluar kështu ofertuesin, ekonomikisht më të favorshëm”, tha Naim Cahanaj, përfaqësues i KDI-së.
Duke iu referuar ligjit për vetëqeverisje lokale, i cili fletë për thirrjet e seancave të jashtëzakonshme, ku thuhet se “E drejta për të thirrur një takim të jashtëzakonshëm, gjithashtu përfshin të drejtën për caktimin e rendit të ditës. Pikat e caktua në rendin e ditës për mbledhjet e jashtëzakonshme, nuk mundë të ndryshohen gjatë mbledhjes”, KDI konsideron se Kuvendi komunal i Dragashit ka bërë shkelje, që në mbledhjen e parë për këtë vit. “Konsiderojmë se Kuvendi i Komunës së Dragashit, ka bërë shkelje të nenit 44.2, të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, për shkak të ndryshimit të pikave të rendit të ditës, edhe përkundër asaj se kjo seancë është thirrur si e jashtëzakonshme”, vlerësoi KDI-ja.
Gjatë seancës së janarit, Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka marrë vendim për shfuqizimin e tri vendimeve, për dhënien në menaxhim të tregjeve të kësaj Komune. “Shfuqizimi i këtyre vendimeve, që nuk përputheshin me legjislacionin në fuqi, është një nismë e mirë dhe, si e tillë duhet të merret shembull edhe nga Kuvendet tjera në regjionin e Prizrenit”, vlerësoi KDI-ja. "Megjithatë, shprehim shqetësim, në lidhje me politizimin e kësaj çështje dhe i rekomandoi të gjithë anëtarëve, që të mos bien pre e presioneve të ndryshme, kur është në pyetje ligjshmëria e vendimeve të Kuvendit të Komunës”, tha Arben Hoxha, përfaqësues i KDI-së në Prizren.
 
 
Share