• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shkollat e Gorës, vazhdojnë me t’Serbisë!

Dragash, 15 shkurt 2013
- Edhe viti 2013, administratën komunale në Dragash e ka gjetur pa e rregulluar çështjen e arsimit. Në shumicën e fshatrave të rajonit të Gorës, mësimi zhvillohet me dy plan-programe, atë të Kosovës edhe të Serbisë.shkolla_restelice_gora
Aplikimi i sistemit arsimor të Serbisë, si dhe financimi i mësimdhënësve nga Serbia, paraqitet si shqetësim për mësimdhënësit boshnjakë të Gorës, sikurse edhe për ata shqiptarë, të cilët punojnë në këtë trevë. Madje, nxënësit e shkollës së Restelicës, ankohen se shpesh po kanë edhe fërkime ndërmjet nxënësve që mësojnë me sistemin e Kosovës dhe atyre që mësojnë me sistemin e Serbisë.
Po bëhen 14 vjet, që nga përfundimi i luftës, që në komunën e Dragashit ende ka mbetur i pazgjidhur problemi i arsimit. Në disa fshatra të kësaj treve, ku goranët deklarohen si dy kombësi, njëra boshnjake dhe tjetra si kombësi gorane, mësimi po zhvillohet në gjuhën boshnjake dhe atë serbe. Madje, në disa prej tyre, edhe në gjuhën shqipe.
Të joshur nga pagat e majme të Beogradit, drejtuesit e institucioneve arsimore paralele vazhdojnë të punojnë, pa u penguar nga institucionet kosovare, me plan-programe serbe. Në shkollën e fshatit Restelicë, ku mësimet i ndjekin rreth 500 nxënës, mbi 200 prej tyre janë me sistemin paralel të Serbisë. Zëvendësdrejtori i kësaj shkolle, Shaban Haxhia, nuk heziton t’i kritikojë institucionet kosovare, për të cilat thotë se është dashur të jenë më këmbëngulëse në parandalimi, apo edhe ndërprerjen e kësaj praktike.
Njëri nga mësimdhënësit shqiptarë të kësaj shkolle, Fadil Bahtiari, i cili bën rreth 70 kilometër rrugë në ditë, vajtje-ardhje, në relacionin Bellobrad - Restelicë, i ka thënë Radio Kosovës se, ndonëse punojnë bashkërisht në të njëjtin objekt, nuk kanë pasur ndonjë fërkim me kolegët, për sa u përket plan-programeve. Për dallim nga ky mësimdhënës, nxënësi Azmir Hoxha, tregon hapur për incidentet e kohëpaskohshme që ndodhin në këtë shkollë. E drejtuesit e lartë të arsimit në Dragash, shpresojnë se ky problem do të gjejë zgjidhje, në një të ardhme të afërt, marrë parasysh edhe bisedimet që po zhvillohen midis Kosovës dhe Serbisë.
 
 
Share