• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Pakicat kombëtare, nuk shohin progres!

Dragash, 19 shkurt 2013
- Mursel Halili, deputet në Kuvendin e Kosovës, i cili e ka përfituar këtë pozitë, falë vendeve të rezervuara, si përfaqësues i komunitetit goran, i ka thënë radios gjermane (DW), se asgjë nuk po investohet në trevën e Gorës.
Kryetari i Iniciativëspakicat_dimri_prizren Qytetare të Gorës, është shprehur se nuk po sheh progres, edhe pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë. “Problemi ynë kryesor është mungesa e të drejtave në këtë komunë, ku ne jemi gjithmonë pakicë dhe nuk mund të vendosim për fatin tonë. Kemi shumë probleme të lidhura me mbijetesën ekonomike të Gorës, sepse asgjë nuk është investuar këto vitet e fundit. Për këtë arsye, një numër i madh i njerëzve tanë është larguar nga Kosova”, ka thënë Halili.
Megjithëse pesëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qytetarët e shënuan me shumë gëzim, komunitetet joshqiptare dhe joserbe, e pritën të pakënaqur. Të rinjtë dhe të shkolluarit do të shkonin me dëshirë në vende të tjera, sepse në Kosovë, thonë se nuk shohin perspektivë. Edis Jonuzi, boshnjak nga Prizreni, ka përfunduar para katër vjetësh fakultetin e mjekësisë në Beograd. Ai u kthye në Kosovë dhe kreu stazhin njëvjeçar, në qendrën spitalore të qytetit të lindjes, Prishtinë. Kur mendoi që të nisë t'i zbatojë në punën e përditshme njohuritë e fituara dhe të sigurojë në këtë mënyrë jetesën, i lindën problemet. Përveç mosnjohjes së diplomave nga autoritetet e Kosovës, në pah doli edhe diskriminimi, siç thekson ai, pikërisht në Prizren, i cili konsiderohet si qyteti më multietnik në Kosovë.
Sipas këtij artikulli, të përgatitur nga korrespodenti nga Prizreni, Refki Alia, komuniteti shqiptar dhe pushteti shfrytëzojnë vakumin, që krijohet me studentët boshnjakë për shkak të mosnjohjes së diplomave, dhe kjo u shërben si justifikim për të punësuar njerëz nga komuniteti i tyre. “Në shtatë vitet e fundit, vetëm një boshnjak është punësuar në një spital lokal dhe radha është e gjatë. Një numër i madh boshnjakësh kanë ikur, nga frika për ekzistencë. Një numër shumë i madh i të rinjve, presin të largohen”, raporton DW, sipas së cilës, as Edis Jonuzi nuk mendon ndryshe, kur është fjala për largim jashtë shtetit, megjithëse është kthyer me synimin që ta ndërtojë të ardhmen e tij në Prizren. “Unë kam pasaportë serbe, megjithatë, kam qenë i detyruar të bëj kërkesë edhe për atë bullgare dhe kështu duhet të kërkoj të ardhmen, diku në Evropën Perëndimore”.
Jonuzi, por edhe një numër, gjithnjë e më i madh i të rinjve, jo vetëm nga komuniteti i tij, nuk shohin perspektivë në Kosovë. Të ardhmen planifikojnë ta ndërtojë diku në vendet e Evropës Perëndimore dhe, siç thotë, pret vetëm rastin e favorshëm që ta realizojë këtë.
Nga ana tjetër, disa prej përfaqësuesve politikë të komuniteteve joshqiptare dhe joserbe, e vlerësojnë, secili në mënyrën e vet, pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës. “Boshnjakët janë komuniteti i tretë, për nga numri në Kosovë, menjëherë pas shqiptarëve dhe serbëve dhe janë të integruar në shoqërinë e re kosovare. Janë të përfaqësuar në parlamentin e Kosovës me katër deputetë, kanë shkollat e tyre deri në nivelin universitar, dhe kanë mediat në gjuhën boshnjake”, thotë Qemal Kurtishi, nënkryetar i Komunës së Prizrenit, duke shtuar se pjesëtarët e komunitetit të tij ballafaqohen me probleme të shumta, duke filluar nga “mospërmbushja e premtimeve të qeverisë së Kosovës, për t’i krijuar komunat me popullsi shumicë boshnjake, deri tek mosrespektimi i vendimeve të Kuvendit për përdorimin zyrtar të gjuhës boshnjake në Komunën e Prizrenit”.
Siç transmeton DW, as pjesëtarët e komunitetit turk nuk ndjehen të barabartë në Prizrenin multietnik, edhe pse ky komunitet është më i përfaqësuari. Ka ministra në qeveri, deputetë dhe ka përfituar një Komunë të re, Mamushën, me popullsi kryesisht turke. Orhan Lopar, nënkryetar i Komunës së Prizrenit thekson se, pas vitit 1999, atyre iu është ndërprerë e drejta e përdorimit të gjuhës, në nivel të Kosovës. “Në shenjë proteste, unë nuk kam marrë letërnjoftimin, sepse kërkoj që të bëhet në turqisht. Për mua ky është diskriminim. Nëse humbasim gjuhën, ne do të bëhemi shqiptarë”, ka thënë Lopari.
Megjithatë, ka edhe prej atyre, si Xhevdet Neziri, deputet në Kuvendin e Kosovës, nga komuniteti egjiptian, të cilët janë të kënaqur me gjëra të vogla. Vende të rezervuara për nxënësit dhe studentët e tyre, lirinë e lëvizjes dhe të fjalës. Megjithatë, këtë pejan e shqetëson mospërfaqësimi i bashkëkombësve të tij në shërbimin publik. “Në ndërmarrjet publike, numri i egjiptianëve është shumë i vogël. Për shembull, në PTK dhe në KEK, ne nuk ekzistojmë. Një numër i papërfillshëm i egjiptianëve është i punësuar në polici dhe në dogana. Në bazë të ligjit ekzistues për institucionet publike, është parashikuar që 10 për qind e të punësuarve të jenë nga komunitetet joshumicë”, ka thënë Neziri.
 
 
Share