• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Përleshje, në zyrën e kryetarit Jenuzi!

Dragash, 20 shkurt 2013
– Në zyrën e kryetarit të komunës së Dragashit, të mërkurën ka ndodhur një përleshje fizike, midis zyrtarit të Zyrës komunale për Komunitete, Uzair Hamza, dhe zyrtarit nga sektori për patentë-shoferë në Dragash, Besnik Huqaj.dragash_komuna_sheshi
Radio SHARRI, kot ka tentuar të marr informacione, pasi nga asnjëra palë nuk ka qenë e mundur të merren ato. Në zyrën e kryetarit të Komunës së Dragashit, nuk arritëm të mësonim për arsyet e kësaj zënke. Vetë kryetari, Salim Jenuzi, tha se ishte një mosmarrëveshje e izoluar dhe se gjithçka do të zgjidhet brenda rrugës institucionale. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Partisë Demokratike Vatan (DSV), nënkryetar i së cilës është zyrtari, Uzair Hamza, nuk deshën ta komentonin për radion tonë këtë ngjarje, duke thënë se gjithçka do të ec në rrugë institucionale. Të kota ishin edhe tentimet për të kontaktuar palën tjetër, Besnik Huqajn, pasi ai ndodhet në arrest policor, për 48 orë, derisa të zhvillohen hetimet.
I vetmi që e ka konfirmuar lajmin për radion tonë, është komandanti i policisë në Dragash , Gëzim Zogaj, i cili ka përjashtuar çdo mundësi, që ky konflikt të ketë lidhje ndëretnike. “Pavarësisht se, nga dy të involvuarit, njëri i përket komunitetit shqiptar dhe tjetri komunitetit boshnjak, kjo nuk ka fare të bëj me konflikt ndëretnik. Hetimet e para tregojnë se, përleshja fizike ka ardhur, si rezultat i mosmarrëveshjeve personale, e cila ndërlidhet me një shumë të vogël parash, por që ka lidhshmëri me punën zyrtare që kryen njëri nga të involvuarit”, tha Zogaj, i pyetur nga Radio SHARRI, në lidhje me arsyet e këtij konflikti fizik.
 
Vatan: “Boshnjakët dhe goranët po sulmohen vazhdimisht”
 
Pavarësisht deklaratës së komandantit të policisë në Dragash, partia boshnjake, Vatan, e cila e bashkëqeverisë Dragashin me PDK-në, ka lëshuar një komunikatë për media, në të cilën vlerëson se, në këtë përleshje, nënkryetari i kësaj partie ishte sulmuar. Madje, kjo parti i ka dhënë konotacion ndëretnik, duke thënë se “nuk është hera e parë që po sulmohen boshnjakët dhe goranët, e që tek banorët e trevës së Gorës ka ngjalluar indinjatë të thellë”.
Mes tjerash, në komunikatën e nënshkruar nga kryetari i kësaj partie, ish-ministri i Shëndetësisë, Sadik Idrizi, është kërkuar që organet e drejtësisë, sa më parë të marrin masa ndëshkuese, ndaj Besnik Huqajt “Partia Demokratike VATAN, si pjesë e koalicionit VAKAT, dënon rreptë sulmin ndaj nënkryetarit tonë, si dhe zyrtarit për të drejtat e njeriut, pranë Zyrës komunale të Komuniteteve në Dragash, Uzair Hamza, që ka ndodhur më 20.02.2013, në zyrën e kryetarit të Komunës së Dragashit. Sulmin fizik ndaj Uzair Hamzait, e ka kryer zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Besnik Huqaj, i ngarkuar për lëshimin e patentëshoferëve në Dragash.
Ky është edhe një sulm, në vazhdën e shumë të tjerave, që po ndodhin kohët e fundit ndaj pjesëtarëve të komunitetit boshnjak dhe atij goran në Dragash, e që ka ngjallur irritim tek banorët e Gorës. Kërkojmë nga Policia dhe organet e drejtësisë, që të ndërmarrin masa ligjore ndaj kryesit të këtij akti kriminal, duke e sjellë atë para organeve të drejtësisë. Nga kryetari i Komunës së Dragashit, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes, kërkojmë që përfundimisht ta kuptoj këtë situatë serioze që po mbretëron në komunë, duke ndërmarrë masa vendimtare për përmirësimin e gjithë këtyre problemeve të grumbulluara, në mënyrë që në të ardhmen të mos përsëriten të njëjtat”, thuhet në komunikatën e partisë boshnjake VATAN, duke paralajmëruar se kjo parti do ta rishqyrtoj situatën dhe, mbase edhe do të merr një qëndrim, në lidhje me pjesëmarrjen aktuale në pushtetin lokal dhe atë qendror.
 
 
Share