• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Huqaj e Hamza, në Kuvendin e Kosovës!

duda_baljePrishtinë, 22 shkurt 2013
- Pavarësisht mosmarrëveshjeve që po ndodhin midis partive politike, lidhur me çështjet madhore dhe shumë të ndjeshme për Kosovën, në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, deputetët dëgjuan edhe një ankesë, lidhur me incidentin që ndodhi të mërkurën në Dragash, kur dy zyrtarë u përleshën fizikisht.
Sado që incidenti ishte rast i izoluar, boshnjakët nga Gora dhe jo vetëm, për ditë e më shumë po i japin konotacionin e një problemi ndërnacional.
Deputetja boshnjake, Duda Bale, ka kërkuar para deputetëve, që policia dhe organet e drejtësisë të ndërmarrin masa ligjore, kundër Besnik Huqajt, i cili u trajtua nga kjo deputete, si sulmues i zyrtarit për të Drejtat e Njeriut, pranë Zyrës komunale për Komunitete dhe Kthim në Dragash, Uzair Hamza.
Edhe pse Huqaj ndodhet në arrest policor, prej 48 orësh, deputetja Bale ka kërkuar veprim konkret nga policia. Ndërkaq, nga kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, Bale ka kërkuar që ta “kuptojë situatën e krijuar në komunën e Dragashit, e cila është shumë shqetësuese”. Ndonëse deputetja Bale nuk jeton në Dragash, ajo ka kërkuar nga kryetari i kësaj Komune që të ndërmerr hapa më të vendosur, për t’i zgjidhur këto probleme. “Kohët e fundit, në komunën e Dragashit kanë ndodhur disa incidente, në të cilat janë sulmuar pjesëtarët e komunitetit boshnjak. Kështu, të mërkurën, në vendin e tij të punës është sulmuar fizikisht, nënkryetari i Partisë Demokratike Vatan, Uzair Hamza, zyrtar për të Drejtat e Njeriut në Zyrën komunale për Komunitete dhe Kthim në Dragash. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në objektet e Komunës, nga zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i ngarkuar për patentë-shoferët, Besnik Huqaj.
Ky incident është njëri nga disa prej sulmeve që po ushtrohen ndaj komunitetit boshnjak dhe atij goran në Dragash, e që ka krijuar brengosje dhe indinjatë të thellë tek banorët e Gorës. Kërkojmë nga policia dhe organet përkatëse të drejtësisë, që të ndërmarrin masa ligjore, për ta sjellë para drejtësisë kryesin e këtij akti kriminal, në mënyrë që, Besnik Huqaj, të pengohet në maltretimin e mëtutjeshëm dhe sulmet verbale e fizike qw po i kryen ndaj popullatës sonë në komunën e Dragashit. Nga kryetari i Komunës së Dragashit, z. Salim Jenuzi, i cili ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur ky incident, kërkojmë që përfundimisht ta kuptojë rëndësinë e kësaj situate në Dragash dhe të ndërmerr një qëndrim më të vendosur, për t’i zgjidhur këto probleme, e që këto ngjarje të mos përsëriten, në mënyrë që zyrtarët nga komuniteti jonë, si dhe qytetarët, të ndihen të sigurt”, u ka thënë kolegëve të saj, Duda Bale, në seancën e djeshme parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
 
 
Share