• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK: Dragashi po menaxhohet keq!

Dragash, 27 shkurt 2013
- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash, sërish ka akuzuar pushtetin lokal, të udhëhequr nga PDK-ja, se me qeverisjen e gjertanishme, po e fundos perspektivën e kësaj komune. Siç raporton “Koha Ditore”, kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Fatmir Mehmeti, ka thënë se në këto dy mandatet e qeverisjes, kjo klasë udhëheqëse ka dëshmuar paaftësinë e vet politike, me veprimet pa sens profesional.ldk_dragash_fushata
Kritikat, Mehmeti i ka filluar ndaj Drejtorisë së Arsimit, e cila, sipas tij, ka diskriminuar kuadrot e dëshmuara të subjektit politik që drejton ai, LDK-së. “Drejtoria e Arsimit, fillimisht ka lënë pa punë ish-kryetarin e Komunës, ish-shefin e personelit dhe drejtorët e shkollave. Ndërkaq, në këtë vit e ka shkelur edhe Ligjin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë, neni 35, pika 1, duke mos shpallur konkurse të rregullta për pranimin e punëtorëve të rinj, për pasojë, nëpër shkolla nuk ka mësimdhënës adekuatë për lëndët përkatëse në shumë shkolla”, ka thënë Mehmeti, për të shtuar se kjo praktikë e keqe ndodhi edhe gjatë këtyre ditëve, kur u pranua pa konkurs dhe pa përgatitje të duhur, një mësimdhënës në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha”, në Dragash.
Duke iu referuar gjendjes në shëndetësi, kreu i LDK-së në Dragash vlerëson se Drejtoria komunale e Shëndetësisë, fillimisht ka shkelur Ligjin, kur ka emëruar drejtorin e QKMF-së në Dragash, pastaj në mënyrë të jashtëligjshme ka shpërdoruar participimet nga kontrollet mjekësore nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në vetë QKMF-në, ku gjatë nëntëmujorit të vitit të kaluar, janë avulluar më tepër se 50 mijë euro, pasqyrë kjo që është publikuar në raportin zyrtar të pushtetit lokal.
Mehmeti ka kritikuar pushtetin e Dragashit edhe për veturat e zyrtarëve komunalë, të cilat, sipas tij, e që i referohet auditorit të jashtëm, për çdo 100 metra rrugë, veturat paskëshin shpenzuar 20 euro, si dhe kanë bërë shpenzime enorme për mirëmbajtjen e tyre. Më tej, Mehmeti i ka thënë për gazetën Koha Ditore, se vetë kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, ka shkelur Ligjin, kur e ka shpallë park nacional 57 % të territorit të Komunës, kokë në vete, pa e përfillur Kuvendin Komunal e as shkresën zyrtare të Ministrisë së Pushtetit Lokal.
 
 
Share