• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
KSSB, mediat përfaqësohen nga Komuna!

Dragash, 01 mars 2013
– Në mbledhjen e së enjtes të Kuvendit Komunal të Dragashit, e cila ka zgjatur rreth 4 orë, përpos pikave të tjera, është debatuar shumë gjatë edhe për emërimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i cili, tani e tutje, do të veproj sipas ligjeve të reja, ku anëtarët e këtij këshilli do të paguhen nga buxhetikomuna_dragash_tabela komunal, për çdo mbledhje që do të mbahet, e që parashihen, së paku gjashtë mbledhje në vit.
Fakti që anëtarët e këtij këshilli do të paguhen, për dallim nga e kaluara, kur nuk janë paguar, në mbledhjen e djeshme u bënë shumë polemika, me synim përfshirjen e mundshme në këtë trup, i cili nuk ka fuqi vendimmarrëse dhe as ekzekutive. Polemikat e para u shfaqen, kur komuniteti nga treva e Gorës nuk pranoi që një anëtar nga kjo trevë të përfaqësoj etnitetin gorano-boshnjakë, por kërkuan ndarjen në etninë gorane dhe boshnjake, pasi urdhëresa administrative potencon se në këshill duhet të përfshihet nga një përfaqësues i secilës etni.
Polemikat vazhduan edhe për anëtarin, i cili do të përfaqësojë disa subjekte, si OJQ-të, mediat lokale, biznesin privat dhe personat me aftësi të kufizuara. Kontestimi i parë për këtë anëtar, të propozuar nga kryesuesi, i cili është punëtor në administratën komunale, doli nga këshilltari i AKR-së, Mujdin Jusufi, i cili insistoi që mediat dhe biznesi privat të përfaqësohen me nga një anëtar, pasi janë veprimtari të ndryshme. Të njëjtën kërkesë e parashtroi edhe këshilltari i LDD-së, Qamil Kolloni. Mundësinë për përfaqësimin e këtyre subjekteve me nga një anëtarë e la të hapur edhe kryetari i Komunës, Salim Jenuzi. Por, nuk u mor parasysh kjo kërkesë nga kryesuesi i Kuvendit, Shaban Shabani, i cili e hodhi në votim listën e propozuar, me një plotësim të vetëm, shtimin e një përfaqësuesi të etnisë gorane.
Të pakënaqur janë shprehur përfaqësuesit e medieve të Dragashit, të cilët thonë se askush që është pjesë e pushtetit, nuk ka të drejtë ligjore të përfaqësoj median. Drejtori i shtëpisë sonë informative, Beqir Beqaj, i cili i përfaqësonte gjerë më tani mediat në këtë këshill, tha se nuk i ka mbetur hatri që është larguar, tani kur këshilli ka marrë formën ligjore dhe është paraparë edhe honorari për çdo mbledhje të mbajtur, por se nuk pranon që median ta përfaqësoj një punëtor i administratës komunale. “Nuk ka rëndësi, nëse do të isha riemëruar në këtë këshill apo jo. Për mua mbetet kontestuese, fakti që median do ta përfaqësojë një punëtor i administratës komunale, e që kjo bie ndesh me ligjin. Njëkohësisht, ka hapësirë edhe për dyshime, pasi vetëm kjo pozitë u zëvendësua, ndërkohë që pozitat tjera mbeten me po të njëjtit anëtarë që ishin edhe gjerë më tani”, tha Beqaj.
Kundërshtim për këtë ndryshim të anëtarit që përfaqëson mediat në këtë këshill, ka shprehur edhe drejtori i radios gorane, Nuhi Tairovci. Ai thotë se nuk ka ditur asgjë për këtë dhe se është dashur që të konsultoheshin vetë mediat dhe ato të përcaktoheshin për anëtarin e tyre dhe jo të emërohet, ashtu siç është emëruar. “Nuk e kam ditur, por tani që e kam kuptuar, nuk më pëlqeu. E rrugës do të ishte që secili subjekt të dërgoj vetë një anëtar dhe jo ta emëroj dikush tjetër, e aq më pak pushteti, që ligji nuk e lejon këtë”, tha Tairovci, duke shprehur gatishmëri edhe për ankesë në instancat përkatëse.
Ndryshe, anëtari që do t’i përfaqësoj mediat, OJQ-të, biznesin privat dhe personat me aftësi të kufizuara, në KKSB, është zgjedhur Suad Tosuni, punëtor në administratën komunale të Dragashit.
 
 
Share