• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Konsumi dhe oferta kulturore në Prizren!

Prizren, 04 mars 2013
- Organizata “EC Ma Ndryshe” sot në Prizren mbajti debatin e radhës, në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore lokale”. Panelistë të debatit “Konsumi dhe oferta kulturore në Prizren” ishin; Zekë Çeku - ekspert i turizmit, Urim Ukimeri - koordinatorprizren_ec_ma_ndryshe i Kulturës në komunën e Prizrenit, Veton Nurkollari - nga Dokufest dhe Besar Haxhibeqiri - koordinator i Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren, RrOK.
Diskutimi i tryezës u zhvillua rreth temës së ofertës dhe konsumit kulturor në nivel lokal, me qëllim të planifikimit të aktiviteteve kulturore për zhvillimin dhe rritjen ekonomike lokale në Prizren. Rezultatet preliminare të hulumtimit të organizatës “EC Ma Ndryshe”, kanë treguar rritje të ndjeshme të prodhimtarisë artistike dhe kulturore në qytetin e Prizrenit, në tre vitet e fundit. Në të njëjtën kohë, rezultatet tregojnë edhe rritjen e konsumit kulturor nga qytetarët, të cilët, ndër të tjerash, shprehin tendencë për konsum edhe më të madh kulturor.
Analiza e diskutimit të tryezës u përqendrua edhe në rolin e qeverisë lokale, konkretisht në hartimin e politikave adekuate kulturore, për të vendosur kulturën në strategjitë zhvillimore të komunës. Debati ka nisur me prezantimin e iniciativës së fu ndit të sektorit të kulturës së pavarur në Prizren, si dhe Kalendarin Kulturor 2013, i cili do të publikohet gjatë këtij muaji. Koordinatori i Organizatës “RrOK” në Prizren, Besar Haxhibeqiri, ka treguar se si Kalendari është përpjekja e parë serioze për të strukturuar dhe promovuar ofertën kulturore dhe turistike të Prizrenit, duke e potencuar rëndësinë e këtij veprimi për ekonominë e qytetit. Ndërkaq, panelisti tjetër, Zekë Çeku, ka shtuar se Prizreni, si qytet i lashtë, deri me tani është quajtur “qytet muze” kurse tash duhet ta shoshim si “qytet të kulturës”, prej të cilit do të krijojmë përfitime për vetë qytetin.
Koordinatori i kulturës në komunën e Prizrenit, ka rikujtuar faktin se në Prizren, gjatë një viti, organizohen rreth 60 aktivitete kulturore, gjë që, sipas tij, tregon edhe një përparim të lehtë të jetës kulturore, në krahasim me vitet e kaluara. Edhe Veton Nurkollari, nga Dokufest, ka potencuar rëndësinë e financimit të kulturës së pavarur. Ai ka sugjeruar ndryshimin e qasjes ndaj kulturës, nga koncepti elitist dhe luksoz, në koncept të industrisë kulturore.
Gjatë pjesës së diskutimeve është analizuar edhe raporti mes ofertës dhe konsumit kulturor në Prizren, duke e potencuar edhe një herë nevojën për më shumë prodhimtari kulturore dhe në të njëjtën kohë, për më shumë përkrahje nga qeveria lokale, për sektorin e kulturës së pavarur, i cili është prodhuesi më i madh kulturor dhe artistik në qytet. Rekomandimet kryesore të këtij debati ishin; pasurimi i ofertës kulturore të qytetit, përmes rritjes së bashkëpunimit mes qeverisë lokale dhe kulturës së pavarur, hartimi i politikave adekuate kulturore në nivel lokal, ngritja e financimit të kulturës dhe shfrytëzimi i potencialit të saj për qëllime zhvillimore të qytetit, gjenerimi i studimeve dhe analizave të reja mbi ofertën dhe konsumin kulturor në qytet dhe rritja e bashkëpunimit mes aktorëve të kulturës së pavarur.
EC Ma Ndryshe, nëpërmjet këtij projekti dhe një seri debatesh, po synon të nxisë qeverinë lokale, për ta parë kulturën si burim strategjik të zhvillimit, si dhe të promovojë pjesëmarrjen qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore.
 
 
Share