• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 05.03.2013

Dragash
- Misioni i OSBE-së në Kosovë po ndihmon në promovimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ky mision do të përkrahë grupet joformale të grave në Dragash, Malishevë, Mamushë, Prizren, Rahovec dhe Suharekë, në përpjekjen e tyre për të promovuar pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje, qasjen në arsim, barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës në familje, përmes një sërë aktivitetesh në terren.
Të premten, me 8 mars, në Dragash do të prezantohet nga Zyrtarja Komunale për Barazi Gjinore e drejta në arsimim, punësim dhe e drejta e personave me aftësi të kufizuara.
Dragash - Mungesa e mjekëve dhe infermierëve në disa punkte shëndetësore në komunën e Dragashit, i ka lënë në pozitë të palakmueshme pacientët e kësaj komune. Disa nga banorët thonë se këto shqetësime i kanë bartur disa herë  tek organet lokale, por që ende nuk është ndërmarrë ndonjë veprim konkret, e që skepticizmi tashmë mbizotëron tek banorët. “Dyert  e ambulancës në fshatit tonë, janë më tepër të mbyllura se sa të hapura. Kjo dukuri po u shkakton telashe banorëve të Radeshës dhe Leshtanit, të cilët janë të detyruar që shërbimet mjekësore t’i kërkojnë në QKMF-në e Dragashit.  Këto vështirësi janë të theksuara gjatë muajve të fundit, kur shpesh mungon infermieri”, kanë thënë për Kohën Ditore, Alizot Rashiti dhe Ramadan Rexhepi, aktivistë në këto fshatra.
Prizren - Dyshimet për keqpërdorime në Komunën e Prizrenit po rriten edhe më shumë. Përpos EULEX-it, edhe Prokuroria Themelore e kësaj komune ka vënë në llupë zyrtarë të kësaj komune, duke hetur për keqpërdorime të detyrës zyrtare, që kanë të bëjnë me disa mbindërtime.
Në këto dyshime është edhe drejtori i Urbanizmit, bën të ditur kryeprokurori, Sylë Hoxha. Ai i ka thënë gazetës “Express” se nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, janë edhe disa zyrtarë komunalë, por nuk ka përmendur ndonjë emër.
Athinë - Gjashtë ishuj ka blerë në Greqi emiri i Katarit, Sheik Hamad bin Khalifa Al-Thani. Sheiku mori atë që e donte aq shumë nga Greqia, ku kalon një kohë të gjatë të pushimeve. Vetëm për ishullin “Oksia” prej 5000 hektarësh, ai pagoi 5 milion euro dhe 3.5 milion të tjerë për 5 ishuj të vegjël, me sipërfaqe prej 1600 hektarë. Emiri i Katarit ka 24 fëmijë, nga disa martesa dhe ka shprehur dëshirën të blejë nga një ishull për çdonjërin prej tyre.
Zyra e Urbanistikës në Itakë, fillimisht e refuzoi ofertën e Emirit të Katarit, duke i kërkuar që sipërfaqja e ndërtimit të ishte 250 metra katrorë. Por, ai iu përgjigj me ironi autoriteteve, se me këtë sipërfaqe dëshiron ta ketë vetëm tualetin e tij.
 
 
Share