• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Aleksandar Vulin i falënderoi goranët!
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 06 Mars 2013 19:57

Dragash, 06 mars 2013
- Aleksandar Vulin, drejtor i Zyrës për Kosovë, në Qeverinë e Serbisë, të mërkurën vizitoi komunën paralele të Gorës, me seli në fshatin Vraniç, ku u takua me drejtuesit e këtij institucioni të financuar nga Serbia.
I pritur me ngrohtësi nga krerët e kësaj komune, të cilën nuk e njeh si të tillë Kosova, poraleksandar_vulin_gora_kater as që e pengon veprimin e saj, Vulin u ka thënë goranëve se “kurrë nuk ka ndërmend Serbia që të heq dorë nga përkrahja për këtë popullatë”. Njëkohësisht, Vulin i ka falënderuar krerët e kësaj komune, si dhe popullatën e Gorës, për lojalitetin dhe besimin që ushqejnë ndaj shtetit serb. I përcjellë nga, Mersiha Destani – Memishi, nënkryetare e të ashtuquajturës Komuna e Gorës, Vulinin e priti në zyrën e tij edhe kryetari i këtij institucioni paralel, Mursel Huseini, i cili nuk pranoi që biseda të zhvillohej në sytë e publikut, por atë e bëri prapa dyerve të mbyllura.
I pyetur nga Radio SHARRI, për qëllimin e vizitës së tij, Vulin ka thënë se ideja është të merret miratimi i goranëve, që Serbia të kërkoj edhe në Bruksel, që këtë trevë ta fusë në kuadër të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. “Ne nuk heqim dorë nga Gora. Do të kërkojmë që kjo komunë të jetë pjesë e Asociacionit të komunave serbe. Për këtë, ne morëm bekimin e kësaj popullate, e cila ka shprehur frikën se në këto bisedime mund të mbetet jashtë përkujdesjes sonë”, ka thënë Vulin, duke shtuar se kjo bazohet edhe në faktin që Serbia investon në arsim, shëndetësi, si dhe në rastet sociale të kësaj treve. “Në këtë trevë kemi 6 shkolla fillore dhe një të mesme, e që në total janë mbi 800 nxënës. Gjithashtu, kemi edhe mbi 300 familje të varfra në këtë trevë, për të cilat kujdesemi ne. Po nuk u kujdesëm ne, kjo popullatë nuk ka se si të jetoj këtu”, tha Vulin për Radio SHARRI-n.
 
I gatshëm për referendum në Gorë!
 
Ndërkohë që Prishtina zyrtare thotë se në Bruksel janë afër arritjes së pajtimit me Beogradin, për t’i shuar të gjitha strukturat paralele në Kosovë, e me këtë edhe ndalimin e financimit të tyre, Aleksandar Vulin ka thënë të mërkurën për Radio SHARRI-n, se me këtë vizitë, vetëm se janë forcuar institucionet e Serbisë në trevën e Gorës. “Ne iu kemi premtuar se delegacioni i Serbisë, në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel, do të kërkoj që Gora të jetë e përfshirë në Asociacionin e komunave serbe. Kjo, sepse vetë popullata e kësaj treve e dëshiron këtë”, ka thënë Vulin, duke sqaruar se ky qëndrim do të shprehet edhe përmes referendumit në Gorë. Sa i përket atyre që deklarohen si boshnjakë në këtë trevë, e që janë të inkuadruar në institucionet e Kosovës, Vulin tha se nuk dëshiron t’i ndaj etnitë në këtë trevë. “Ne jemi të hapur për të gjithë. Nuk ka rëndësi nëse janë serbë apo jo. E rëndësishme është që ne do t’i përkrahim të gjithë ata që kërkojnë mbështetjen tonë. Sikur të mos i mbështesnim ne goranët, sot Gora do të ishte e zbrazët nga banorët e saj. E sa u përket atyre që thonë se janë boshnjakë, këtë do ta dëshmojë një referendum, në të cilin do të shprehet popullata e kësaj ane, nëse e do mbështetjen tonë apo jo”, tha Vulin.
 
Drejtuesit e arsimit serb, shumë skeptik!
 
Të kontaktuar nga Radio SHARRI, drejtuesit e arsimit paralel në trevën e Gorës, thonë se nuk kanë asgjë të qartë, se çfarë do të pasoj pas bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel, midis Kosovës dhe Serbisë. Drejtori i gjimnazit paralel në fshatin Mlikë, Nexhmidin Destani, thotë se nuk mund të parashikoj fatin e arsimit që financohet nga Serbia.aleksandar_vulin_gora_nje “Nuk mund të them asgjë, pasi asgjë nuk dihet. Kot ne flasim, pasi në Bruksel do të vendoset edhe për këtë punë”, tha Destani, duke i përgënjeshtruar shkrimet ne disa gazeta, se në fshatin Mlikë banorët nuk e duan gjimnazin. “Kanë gënjyer disa gazeta, të cilat e kanë shfrytëzuar një person për të bërë shkrime propagandistike. Ne kemi 170 nxënës në këtë shkollë dhe, deri më tani, asnjë incident nuk ka ndodhur”, tha Destani.
Pak më optimist është shprehur drejtori i shkollës së Restelicës, Misin Hoxha, i cili nuk beson se Beogradi do t’i lër pa rrogë mësimdhënësit që aktualisht punojnë më plan-programet e Serbisë. “Assesi nuk do të mbetemi pa rroga. Pyetja është se si do të vijnë ato deri tek ne. Përmes institucioneve të Kosovës apo direkt, kjo mbetet për tu parë. Por ne, gjithsesi se do të paguhemi”, tha Hoxha.
Ashtu siç erdhi, nën përcjelljen e policisë së Kosovës, Vulin edhe u largua nga Gora. Paraprakisht, ai i kishte bërë vizitë edhe Prizrenit, ku është takuar me krerët e kishës ortodokse në Shatërvan. Për dallim nga Prizreni, në Gorë, ai u prit si dikush që jep shpresë për banorët e kësaj ane, të cilët ende e përkrahin Serbinë, duke injoruar maksimalisht institucionet e Dragashit dhe Kosovës.
 
 
 
Share