• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Hajri Ramadani kërcënohet me likuidim!

Dragash, 12 mars 2013
- Drejtori komunal i Arsimit në Dragash, Hajri Ramadani, thotë se ka marrë kërcënime për likuidim, nga anëtarët e degës së LDK-së në Dragash, por që ai kërcënim i është bërë përmes postës elektronike, duke u fshehur pas emrit të AKSH-së. Në kopjen e letrës që ka siguruar Radio SHARRI, mes tjerash thuhet: “I nderuar z. drejtor Hajri Ramadani, ditët ecin, ora ec, minutat ecin.kercenimi_hajri_ramadani E premtja erdhi dhe jeta jote do të merr fund, nëse nuk kthehen punëtorët e arsimit në komunën e Dragashit, të cilët i larguat, vetëm për shkaqe partiake, e që e merituan të jenë ende punëtorë të arsimit. Dijeni që çdo punë e juaja që jeni duke e bërë, është nën përcjelljen e AKSH-së”.
Ramadani thotë se, në fillim, kërcënimet i kanë ardhur në këto forma, por që kohët e fundit ato po i bëhen edhe drejtpërdrejtë. Për këtë, thotë se e ka njoftuar edhe policinë, por që nuk ndihet i mbrojtur nga kjo e fundit. “Edhe më herët e kam njoftuar policinë dhe... asgjë. E kam njoftuar policinë edhe për këtë letër kërcënuese që më ka ardhur në emër të Armatës Kombëtare Shqiptare, mirëpo më vonë e kam kuptuar se është një fabrikim nga LDK-ja”, tha Ramadani për Radio SHARRI-n, duke shtuar se, përmes një shokut të tij, e ka konfirmuar se AKSH nuk e ka dërguar kërcënimin në fjalë. “Nëpërmjet një shoku e kamë konfirmuar se letra kërcënuese nuk është e AKSH-së. Pas hulumtimeve për gjetjen e autorit të letrës, kam ardhur në përfundim se kërcënimi, nën maskimin e AKSH-së, ka dalë nga zyra e LDK-së në Dragash. Më vonë, anëtarët e LDK-së kanë filluar të më kërcënojnë edhe publikisht, me arsyetimin se nuk po ua punësoj disa anëtarë të familjeve të tyre”, thotë Ramadani, duke potencuar se ky reagim i LDK-së nuk dallon fare nga përmbajtje e letrës kërcënuese. “Ju kam thënë se mund të më vrasin, por unë nuk mund t’ua punësoj anëtarët e familjes, nëse ata nuk kanë kualifikimin përkatës. Këtë nuk e kam bërë as me anëtarët e familjes sime, vetëm e vetëm që mos t’i lë hapësirë opozitës për t’më akuzuar”, thotë drejtori i Arsimit në Dragash, Hajri Ramadani, duke u betuar se nuk është e vërtet që anëtarët e LDK-së nuk janë të punësuar në arsim. ”Betohem në tokë e në qiell, se kam pranuar në punë edhe anëtarë të LDK-së. Por, në vend që të më falënderojnë, ata më akuzojnë dhe kërcënojnë. Por, iu kam thënë se, edhe nëse më likuidojnë, kushdo që vjen në vendin tim, do të veprojë si unë, sepse ne kemi ligje dhe ato nuk kemi qare pa i zbatuar”, shprehet i habitur Ramadani, se si anëtarët e LDK-së marrin guximin të kërcënojnë, e që thirren në filozofin e Ibrahim Rugovës. “Unë habitem kur i dëgjoj të thirren në emër të Ibrahim Rugovës, i cili ka qenë paqësor. Ai nuk ka kërcënuar askënd. Por, këta njerëz sigurisht se kanë hyrë gabimisht në partinë e Rugovës”, përfundon rrëfimin për Radio SHARRI-n, drejtori i Arsimit në Dragash, Hajri Ramadani.
I kontaktuar nga Radio SHARRI, kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Fatmir Mehmeti, i mohon kategorikisht akuzat e Ramadanit, duke thënë se ai ka bërë gabim të madh që i ka hedhur dyshimet tek kolegët e tij, ani pse ata janë nga radhët e LDK-së. “Duket që atij po i bën bishti hije. Ramadani ka mundur të marrë kërcënime, vetëm nga bashkëpartiakët e tij, por jo edhe nga LDK-ja. Ne nuk ushqejmë nëntokën dhe as që jemi kërcënues”, thotë Mehmeti, duke pohuar sërish se Ramadani, gjatë kohës sa ushtron këtë detyrë, ka marrë në punë njerëz nga PDK-ja, edhe atë pa kurrfarë konkursi. “Ne insistojmë me ngulm, që kjo shkelje ligjore të hetohet dhe mos të anashkalohet, duke shpifur propaganda të këtij lloji”, tha Mehmeti për Radio SHARRI-n, në Dragash.
 
 
Share