• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Të riatdhesuarit kërkojnë ndihmë!

Dragash, 13 mars 2013
- Goranët që janë riatdhesuar, jo me dëshirën e tyre, po kërkojnë mbështetje institucionale, pasi ndihen si të humbur në oborr të vetë. Izedin Tairovci, nga fshati Zlipotok, i kthyer kohë më parë nga Austria, shprehet se askush nuk i ka ofruar ndonjë ndihmë, ndonëse i është premtuar kur ai u kthye në vendlindje. “Kur më dëbuan nga Austria, na u premtua se do të përfitonim, fillimisht nga 3 mijë euro, e më pas edhe ndihma të tjera. Por, që nga ajo kohë, askush s’është interesuar”, i ka thënë Kohës Ditore Tairovci.
Edhe Enis Sprotiva, nga fshati Glloboçicë, i ka thënë kësaj gazete se, që nga janari i vitit të kaluar, kur ai kishte ardhur në vendlindjen e tij, nuk ka marrë kurrfarë ndihme. Për më tepër, thotë ai, edhe ndihma prej 50 euro në muaj, të cilat i ka marrë nga Qendra për Punë Sociale, tashmë i është ndërprerë, me arsyetim se është duke punuar si punëtor krahu.emigrimi_gora_dragash
Këta dhe shumë të rinj që janë riatdhesuar, frikësohen se liberalizimi i vizave do t’i kthejë të gjithë emigrantët, të cilët nuk kanë mundur ta marrin statusin e azilantit. Përgjegjësit nga Zyra për Integrim, thonë se numri i të kthyerve në vendlindje është duke u shtuar, ndërkohë që mundësitë për t’iu ofruar ndihmë janë të vogla.
Fitim Spahiu, koordinator i Zyrës për Integrim, tha për radio SHARRI-n se vjet, në këtë zyre janë paraqitur rreth 40 persona të riatdhesuar, prej të cilëve shumica janë banorë të trevës së Gorës. Ai thotë se, nga Departamenti i riintegrimit, 14 persona kanë marrë ndihma ushqimore, 3 të tjerë kanë përfituar ndihma për zhvillim të biznesit, ndërkaq 3 të tjerëve u janë riparuar shtëpitë. “Gjendja sociale e të kthyerve nuk është aspak e mirë, prandaj duhet ndërhyrje e shpejtë nga qeveria. Fundja, është qeveria ajo që ka marrë obligime për t'iu ndihmuar këtyre personave që të integrohen në shoqërinë kosovare”, ka thënë Spahiu.
Nga ana tjetër, në një bisedë për Kohën Ditore, koordinatori për të Drejtave të bashkësive dhe Integrimit, Uzair Hamza, është shprehur se të riatdhesuarit nga kjo komunë nuk e kanë aspak gjendjen e mirë. Për më tepër, ai ka thënë se më e keqja qëndron në faktin se Komuna nuk ka mundësi për ndërhyrje, të paktën në rastet më të rënda, prandaj duhet domosdo angazhimi nga niveli qendror. “Qeveria e vendit, vitin e shkuar ka siguruar disa milionë euro për këtë kategori, por që për të  të riatdhesuarit e kësaj komune është alokuar një shumë e papërfillshme. Vetëm disa familje kanë marrë ndihma në ushqim, madje shumë vonë, kurse 3 të tjerave u është bërë riparimi i shtëpive“, ka thënë Hamza.
 
 
Share