• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kërkohet publikimi i vendimeve për pronat!

Prizren, 15 mars 2013
- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Nijazi Kryeziu, transparencë më të madhe, në lidhje me vendimet e marra nga legjislacioni, për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale. Kjo organizatë ka vlerësuar se, për shkak të mungesës së materialit adekuat, publiku nuk është njoftuar si duhet në lidhje me rikonfirmimin e disa vendimeve për dhënien në shfrytëzim të pronës publike, në bazë të instruksioneve të MAPL-së.prizren_rezidenca_kryetari "Si të gjetur, gjatë muajit të kaluar, kemi identifikuar rikonfirmim e vendimeve nga mbledhja e Kuvendit, të datës 18 tetor 2012, për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale me koncesion, të harmonizuara sipas modelit të vendimit të MAPL-së. Mungesa e materialit për këtë çështje dhe marrja e vendimit nga ana e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, lë hapësirë të madhe për dyshim, se cilat nga ato vendime janë rikonfirmuar dhe, sipas cilit model të MAPL-së", ka thënë Naim Cahanaj, koordinator i KDI-së, duke vlerësuar se, për shkak se bëhet fjalë për pronën komunale, që drejtpërdrejt lidhen me interesat e qytetarëve, KK-ja dhe kryesuesi duhet të tregohen shumë më transparentë në këtë drejtim. "Kërkojmë nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit që rikonfirmimi i vendimeve të seancës së 18 tetorit, të risillet në seancën e radhës, me qëllim të pasqyrimit më të qartë të vendimeve të Komunës së Prizrenit të kësaj date, që kishin të bënin me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale", ka shtuar më tej Cahanaj. 
Në ueb-faqen e Komunës së Prizrenit figuron se, në tetor të vitit të kaluar KK-ja ka marrë vendime për dhënien në shfrytëzim me koncesion të pronës komunale, në tri raste. Në rastin e parë, prona komunale me koncesion është dhënë me qëllim të ndërtimit të kompleksit afarist-banesor, në lagjen "Jeni Mahalla". Në rastin e dytë, për realizimin e ndërtimit të bllokut urbanistik "Z-3" dhe në rastin e tretë, për ndërtimin e bllokut urbanistik "Z-2". Mirëpo, në mbledhjen e mbajtur në shkurt të këtij viti këto vendime janë rikonfirmuar dhe janë harmonizuar, sipas "model vendimit të MAPL-së". Por, në ueb-faqen zyrtare të Komunës mungojnë të dhënat, në lidhje me vendimet e KK-së, të miratuara në seancën e mbajtur në shkurt të këtij viti.
Transparenca e organeve komunale, muaj më parë ishte kritikuar edhe nga OJQ "Ec Ma Ndryshe", ku monitoruesit e kësaj OJQ-je patën theksuar se “ka rrjedhë të ngadaltë të informatave dhe dokumenteve nga të gjitha organet, tek Zyra për informim dhe komunikim”, gjë që, sipas tyre, sjell deri tek mospublikimi i vendimeve në kohë reale dhe mosinformimi i duhur i publikut, për çështje të ndryshme relevante. "Kjo dukuri bën që, edhe transparenca e organeve komunale të ketë defekte serioze, e që nuk përkon me zotimet për qeverisje llogaridhënëse", ka thënë Elmedina Baxhaku, monitoruese e organizatës "Ec Ma Ndryshe".
 
 
Share