• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vazhdon gjykimi për vrasjen në Vërmicë!

Prizren, 16 mars 2013
- Në Departamentin e Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, të premten u mbajt shqyrtimi kryesor ndaj policit, Afrim Basha, i cili akuzohet për vrasjen e doganierit, Nasi Gavazaj, e cila ishte kryer më 11 korrik të vitit të kaluar, pas një mosmarrëveshje mes tyre.
Afrim Basha, 37-vjeçar, nga Prizreni, me profesion polic, akuzohet se më 11 korrik 2012, rreth orës 20:30, në fshatin Vërmicë të komunës së Prizrenit, tek vendi i quajtur “Gurra”, e ka privuar nga jeta doganierin, Nasi Gavazaj, pas një mosmarrëveshje paraprake me djalin e tij, Hasan Gavazajn. Në atë moment, Nasi Gavazaj vrapon në drejtim të tij, me ç’rast Basha nxjerrë pistoletën zyrtare dhe shtie dy herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar lëndimegjykata_qarku_prizren të rënda trupore, të rrezikshme për jetë. Si pasojë e lëndimeve të marra trupore, pas 12 ditësh, Nasi Gavazaj vdes në Spitalin Amerikan, në Tiranë. Në bazë të veprimeve të marra, prokuroria e ngarkon të akuzuarin për kryerjen e veprës penale të vrasjes. Ai ngarkohet gjithashtu se e ka përdorur pa autorizim pistoletën zyrtare, me të cilën kishte shkrepur në drejtim të viktimës. Si rezultat i kësaj, akuzohet edhe për veprën penale, armëmbajtje pa leje. Pas leximit të aktakuzës, prokurorja e rastit bëri cilësimin e sërishëm të veprës penale të armëmbajtjes pa leje. Aktakuza ishte ngritur, para hyrjes në fuqi të kodit të ri penal dhe ishte cilësuar sipas kodit të vjetër, me të cilin parashihej dënimi, deri në tetë vjet burg. Duke e marrë parasysh faktin e zbatimit të ligjit më të favorshëm për palën, armëmbajtja pa leje do të gjykohet sipas kodit të ri Penal, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti, e që për këtë vepër parasheh dënimin deri në pesë vjet burgim. Përveç të dëmtuarës, bashkëshortes së të ndjerit, për këtë seancë ishin ftuar edhe tetë dëshmitarë të tjerë, gjashtë prej të cilëve nuk u erdhi radha fare. Fahrie Gavazaj, bashkëshortja e të ndjerit, gjatë dëshmisë, tha se burri i saj asnjëherë më parë nuk ka qenë i sëmurë dhe asnjëherë më parë nuk është ankuar. “Unë e di se ai ka vdekur vetëm nga plumbi, madje edhe mjeku më ka thënë se është goditur nga afërsia dhe i është helmuar gjaku”, tha ajo, duke u ankuar se, tani gjendja ekonomike familjare ka ndryshuar për të keq. “Ai ka qenë kryefamiljar, na ka mbajtur ekonomikisht të gjithëve. Tani jemi në gjendje shumë të rëndë. Jemi tetë anëtarë dhe, vetëm djali kur po mundet po punon nga pak. Edhe vajzën në studime e kam”, u ankua bashkëshortja e të ndjerit, duke kërkuar që, i akuzuari Basha, të burgoset sa më shpejtë që është e mundur.
Para trupit gjykues, dëshminë e dhanë edhe dëshmitarët, Afrim Duraj dhe Samet Elmazi, kolegë të të akuzuarit, nga Policia e Kosovës. Duraj tha se, atë ditë kishin shkuar për të mbushur ujë tek Gurra, meqë në vendin e punës nuk kishin ujë. Ai shtoi se i pari e ka mbushur shishen Afrimi (i akuzuari) dhe se aty ai është provokuar nga i ndjeri dhe të tjerët, të cilët po pinin alkool. “I thanë që të merrte ujë në basenin e peshqve, madje i ndjeri Gavazaj iu drejtua Afrimit, duke i thënë që mos ta mbyllte kapakun, se i nxjerr punë pastaj për t’ia hapur që ta derdhte shishen. Pastaj ai filloi ta shajë Afrimin edhe me nanë”, tha dëshmitari Duraj, i cili ishte udhëheqës i patrullës policore, në ditën kritike. Ky dëshmitari tha se e kishte njohur të ndjerin dhe kishte hyrë për të ndërmjetësuar, mirëpo i ndjeri e kishte shtyrë atë, e që ky kishte rënë në tokë nga një lartësi, mbi një metër. Nga aty ku kishte rënë Duraj, tha se nuk kishte mundur të shoh situatën, por e kishte dëgjuar kolegun e tij të akuzuar, duke dhënë urdhër verbal për tu ndalur. “Ai e ka përsëritë 3 - 4 herë urdhrin ‘ndal – largohu’ dhe pastaj kam dëgjuar krismën, sepse unë kam mbetur i shtrirë. Kam menduar që ka shkrepur vetëm një herë, mirëpo kur ja mora revolen, e pashë që i mungonin dy plumba”, tha dëshmitari Duraj, duke potencuar se aty kishin qenë, më shumë se tetë persona. “Nuk mund t’ i japë tjetër shpjegim kësaj ngjarje, veç faktit të ndikimit të tepruar të alkoolit. Kur edhe ai filloi ta shajë Afrimin edhe me nanë”, tha dëshmitari Duraj.
Dëshminë e tij e dha edhe kolegu tjetër i të akuzuarit, polici Samet Elmazi, i cili shtoi se asnjëherë më parë nuk kishin pasur probleme me të ndjerin dhe personat tjerë, por ceku se edhe patrulla e ndërrimit të parë kishte pasur probleme me ata persona, ditën e njëjtë, kur kishin shkuar për të mbushur ujë. Në një rast, prokurorja e ballafaqoi dëshmitarin me dëshminë e tij të dhënë në polici, në të cilën kishte thënë se djali i të ndjerit, Nasi, e kishte futur dorën mbrapa shpine për të nxjerrë diçka, ndërsa në dëshminë e sotme nuk e kishte përmendur fare. “Ka kaluar një kohë e gjatë, dhe ka gjasë që kam harruar, por ashtu siç kam thënë qëndron”, ishte përgjigjja e dëshmitarit Elmazi.
Meqë trupi gjykues kishte angazhime të tjera, vendosi që ta ndërpresë seancën, për ta vazhduar më 18 prill. Me këtë rast pati ankesa nga disa dëshmitarë që kishin marrë mundin të vinin për të dëshmuar, e që nuk iu dha mundësia. Madje, njëri prej dëshmitarëve, me shumë nervozizëm, i tha kryetarit të trupit gjykues që, për seancën e ardhshme, nuk do të paraqitet fare në gjykim.
 
 
Share