• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vendkalimi kufitar, ende mbetet pa rrugë!

Dragash, 16 mars 2013
- Hyrmet Aliaj, një djalosh nga fshati Borje, rrethi i Kukësit, i cili thotë se shpesh kalon kufirin dhe vjen në Dragash për të kryer punë të ndryshme familjare, ankohet se mungesa e një rruge adekuate që do ta lidhte këtë pjesë të varfër të Shqipërisë me Dragashin, nëkufiri_dragash_borje Kosovë, po iu shkakton telashe të mëdha. “Mungesa e kësaj rruge po ua vështirëson qarkullimin banorëve të Borjes, Oreshkës dhe Cërnalevës, gjithsejtë 3 mijë banorë, që përmes Dragashit, pasi Kukësin e kemi shumë larg, t’i realizojmë shit-blerjet apo edhe shërbimet tjera, e që do të kishte leverdi edhe vetë komuna e Dragashit”, vlerëson ky shtetas nga zonat e thella të veriut të Shqipërisë. Edhe banorë tjerë nga kjo zonë, të cilët vijnë shpesh në Dragash, sidomos ditën e tregut, thonë se Qeveria e Shqipërisë, tashmë iu ka garantuar, se kjo zonë e Kukësit do të lidhet me rrugë të asfaltuar, deri në kufi me Dragashin. Ata thonë se të njëjtën gjë do të duhej ta bënte edhe Kosova. “Shpresojmë që këtë vit do të përfundohet me asfaltimin e rrugës, deri në fshatin Shishtavec. Është mirë që iniciativa e mëhershme e strukturave lokale të Dragashit, për ndërtimin e një rruge të mirë deri në kufi, të jetësohet sa më parë, ngase kjo do të ndikonte drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të këtyre dy zonave”, thotë Shkëlqim Olluri, i cili të premteve kalon këndej kufirit, për të shitur patate në Dragash. Edhe ba
norët e fshatrave të Gorës së Dragashit, shprehën të pakënaqur me injorimin e qeverisë lokale dhe asaj qendrore, të cilat, sipas tyre, nuk janë duke u interesuar për përmirësimin e infrastrukturës në këtë brez kufitar. “Kjo rrugë duhet të rregullohet, sa më herët aq më mirë. Kjo, sepse ndërtimi i saj do t’ua lehtësonte jetën banorëve nga dy zonat kufitare”, shprehet njëri nga banorët e fshatit Glloboçicë të Dragashit, Shaban Kaleshi. 
I hapur, katër vjet më parë, vendkalimi kufitar me Shqipërinë, në afërsi të fshatrave Glloboçicë të Gorës së Dragashit dhe Borje të Kukësit, ka mbetur i pashfrytëzuar, në mungesë të rrugës. Aktualisht, qarkullimi në këtë vendkalim bëhet vetëm në këmbë, ose me kafshë shtëpiake. Deri më tash, Komuna e Dragashit nuk ka ndarë mjete për ndërtimin e kësaj rruge, ndonëse kur u hap ky vendkalim kufitar ishte premtuar edhe rruga. Shehadin Tërshnjaku, nënkryetar i Komunës së Dragashit, ka premtuar se qeveria lokale, në bashkëpunim me instancat më të larta shtetërore të Kosovës, do të angazhohet për rregullimin e infrastrukturës rrugore, nga fshati Glloboçicë e deri në vendkalimin kufitar. Megjithatë, Tërshnjaku nuk ka saktësuar se kurë mund të realizohet ky premtim. “Vlerësoj se përmirësimi i infrastrukturës rrugore në këtë zonë, është një domosdoshmëri e kohës. Por, edhe përkundër këtyre konstatimeve, po qe se nuk na ofrohet ndihma nga niveli qendror, me buxhetin që kemi ne si Komunë, nuk mund ta zgjidhim këtë çështje, e cila kërkon mjaft shpenzime”, ka thënë Tërshnjaku.
 
 
Share