• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK paralajmëron rikthimin në pushtet!

Dragash, 17 mars 2013
- Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me në krye, Isa Mustafën, në përvjetorin e njëzetetretë të themelimit të partisë, të dielën qëndruan në Dragash, ku paralajmëruan rikthimin e sigurt në pushtet.isa_mustafa_dragash
Me dy vetura zyrtare të Komunës së Prishtinës, i pari i LDK-së, i shoqëruar nga Ismet Beqiri, Teuta Sahatçia, Naser Rugova dhe drejtues të tjerë të partisë, të dielën në Dragash shënuan përvjetorin e themelimit të LDK-së, ku edhe shpalosën vizionin partiak, duke e “qortuar” njëkohësisht qeverisjen aktuale, si në Dragash ashtu edhe në nivel të Kosovës, për të cilët u tha se do të përgjigjen “për këtë keqqeverisje që po bëjnë”. Fillimisht, kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Fatmir Mehmeti, tha se në këtë komunë kanë mbetur besnikë simpatizantët e partisë, të cilët janë të bindur se LDK do ta marr sërish drejtimin e kësaj Komune. “Kjo do të ndodhë, sepse jemi lodhur të gjithë nga qeverisja aktuale, e cila bën diferencime partiake”, tha Mehmeti.
Në fjalimin e tij, para një mase të madhe njerëzish, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se partia që drejton ai është e fortë, sepse ka harmoni të brezave dhe se ky subjekt politik, edhe në kushtet e veprimit të egër politik, diti të mbetet gjallë e t’iu përballojë të gjitha sfidave dhe, edhe tani, ka qëllimin e dikurshëm, Kosovën e lirë, të pavarur e demokratike. “LDK punon për qytetarin, prandaj do t’i fitojmë zgjedhjet në Dragash e në Kosovë, sepse ky vend e ka provuar qeverisjen e LDK-së, e cila mbetet e vetmja alternativë e besueshme e Kosovës”, ka thënë mes tjerash Mustafa, duke shtuar se qytetarët nuk e meritojnë këtë trajtim që po ua bëjnë pushtetarët aktualë. Ai ka kërkuar nga qytetarët që, tani kur LDK po dëshmon “se sa e madhe është si parti dhe sa e fuqishme” t’i kthehen LDK-së, sepse “vetëm ky subjekt politik i përfaqëson interesat e qytetarit”.
Me stilin e një profesori të mirë, Mustafa premtoi se nuk do të bëjë diferencime partiake, sikurse që po ndodhin, sipas tij, diferencimet nëpër institucionet publike. “Atë që po shoh këtu dhe atë që kam parë edhe nëpër komunat tjera, dëshmon se LDK po përtëritet”, tha Mustafa.
Në një fjalim të shkurtër që mbajti kryetari i degës së LDD-së në Dragash, Vahidin Halili, u kuptua se ky subjekt është pajtuar për bashkim me LDK-në. “Bashkë jemi më të fortë”, tha Halili, i cili ishte i vetmi nga partitë tjera që mbajti fjalim në këtë manifestim të LDK-së.
Në fund, nga kjo parti u shpërndanë mirënjohje për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në kohëra të ndryshme, saktësisht, për personat që tashmë janë mbi 65 vjeç, si dhe për ata që nuk janë më në mesin e të gjallëve. Gjithashtu, në këtë tubim u ndanë libreza partiake për 23 të rinj nga kjo komunë, nga gjithsejtë 400 anëtarë, sa u tha se janë anëtarësuar në LDK.
 
 
Share