• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zjarre në tri lokacione!

Prizren, 18 mars 2013
- Rreth orës 04:30 të mëngjesit, në fshatin Gurëbardh të Malishevës, është djegur deri në themele shtëpia e një familjeje me mbiemrin Berisha. Sipas pronarit të shtëpisë, dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga energjia elektrike. Ndonëse dëmet janë të mëdha, nuk ka pasur të lënduar në njerëz.zjarri_prizren_malisheve
Policia rajonale në Prizren ka raportuar sot edhe për dy zjarre të tjera në rajonin e Prizrenit. I pari kishte ndodhur dje, pak pas orës 05:00 të mëngjesit, në konviktin e studentëve në Prizren. “Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes, dyshohet se janë ndezur batanije dhe shtretër. Ende nuk dihet se kush i ka ndezur, por dyshohet se zjarri ishte shkaktuar qëllimisht. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa policë hetues dhe krim-teknika kanë kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, duke potencuar se në konvikt nuk banon asnjë student.
Po të njëjtën ditë, rreth orës 07:00, një butik rrobash në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, është përfshirë nga zjarri, i cili ka shkaktuar dëme, në vlerë rreth 10 mijë euro. Sipas pronarit të lokalit, shkaktari i zjarrit dyshohet të ketë qenë energjia elektrike.
 
 
Share