• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Krusha e Madhe, do Komunë!

Rahovec, 18 mars 2013
- Banorët e Krushës së Madhe, fshat ky që llogaritet të jetë më i madhi në Kosovë, i kanë drejtuar Ministrisë së Pushtetit Lokal një letër, me të cilën kërkojnë që fshati i tyre të bëhet qendër komunale. Kadri Dellova, anëtar i Këshillit të fshatit për themelimin e Komunës në Krushë të Madhe, i ka thënëkrusha_madhe_rahovec Kohës Ditore, se kërkesa e tyre për status të komunës bazohet në Ligjin për decentralizim të Kosovës. “Ne, që nga nëntori i vitit 2012, e kemi adresuar kërkesën në MAPL, për formimin e Komunës së Krushës së Madhe, që do të përfshijë edhe fshatrat Celinë dhe Nagavc. Ende kërkojmë nga MAPL, që fshati jonë të shpallet Komunë, duke u bazuar në Ligjin për decentralizim të Kosovës”, ka thënë Dellova, sipas të cilit, kërkesat e shumë aktivistëve të këtij fshati janë përsëritur në takime të ndryshme dhe se ende janë në pritje të marrin një përgjigje pozitive nga përfaqësues të institucioneve qendrore. “Krusha e Madhe, llogaritet si fshati më i madh në Kosovë. Ka 7 mijë banorë dhe, si bashkësi lokale me fshatrat Celinë dhe Nagavc, ka rreth 13 mijë banorë. Në të zhvillohen disa veprimtari ekonomike, por prioritet mbetet bujqësia me degët e saj”, ka bërë të ditur Dellova, teksa numëron infrastrukturën e fshatit, për të cilën thotë se është mjaftë e zhvilluar.
Dellova ka treguar se ky vendbanim ka shkollën fillore, me rreth një mijë nxënës, të mesmen me 600 nxënës, qendrën rinore, kooperativën bujqësore, fabrikat për përpunimin e perimeve dhe ajvarit, si dhe shumë shoqata e klube të tjera, që kërkojnë të kenë një administratë më afër. “Në Krushë ushtrojnë veprimtari shumë ndërmarrje, biznese dhe operatorë të ndryshëm që, pos numrit të shumtë të të punësuarve, gjenerojnë edhe mjete financiare, që në të ardhmen mund të mbajnë financiarisht Krushën e Madhe, nëse bëhet Komunë në vete”, ka siguruar Dellova, duke pohuar se fshati ka infrastrukturë të mirë, si rrugë të asfaltuara, rrjet kanalizimi dhe ndriçim publik, gjë që i përngjan një qyteti që meriton të bëhet Komunë.
Qerim Rexhepi, banor nga Krusha, thekson se ky vendbanim i përmbush të gjitha parametrat për të qenë komunë. “Është kërkesë e arsyeshme dhe valide, sepse populli e kërkon këtë. Komuna do të krijonte jetë më të përshtatshme për këtë zonë. Ka kuadro për të gjitha nevojat e një organi vendimmarrës. Ndoshta do të shtohen shpenzimet në nivel qendror, por do t’iu ndihmohej banorëve që të mos ngarendin për një dokument, deri në Rahovec”, shprehet ky banor. Njëjtë shprehet edhe banori tjetër i këtij fshati, Halit Gashi. Ai thotë se ky fshat e meriton të bëhet komunë, në bazë të numrit të popullsisë. “Më mirë do të ishte sikur të bëhemi Komunë, sepse do t’i kishim më afër shërbimet komunale, jo të udhëtojmë deri në Rahovec”, ka thënë Gashi. Ndërkaq, Aliriza Fetahu, thotë se Krusha i ka 7 mijë banorë, Celina 3 mijë, sa edhe fshati Nagavc. “Madje, edhe Krusha e Vogël, që i takon Komunës së Prizrenit, mund t`i bashkohej Komunës së Krushës së Madhe, sepse është shumë e logjikshme. Nuk e di sa mund t`i bashkohen edhe fshatrat Fortesë dhe Hoçë e Vogël. Por Nagavci dhe Celina, gjithnjë e kanë pasur si bazë Krushën e Madhe”, pohon Fetahu.
Edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, e ka mbështetur kërkesën e banorëve të Krushës, sepse, sipas tij, krijimi i dy apo më tepër komunave në këtë rajon, do të ndikojë në dinamizmin e jetës institucionale, politike dhe ekonomike. “Duhet të ecim në përputhje me kërkesat e ligjshme dhe të natyrshme të qytetarëve. Bazuar në Planin Zhvillimor Komunal, 2013- 2022, Rahoveci ka qendrën komunale, që është Rahoveci, si dhe dy qendra sekondare, Krushën e Madhe dhe Ratkocin. Mbi këtë bazë, mendoj se do të ishte zhvillim normal dhe logjik, që këto dy qendra sekondare të avancohen në njësi komunale. Edhe në debatet e zhvilluara me qytetarë, është kërkuar që edhe Xërxa të jetë qendër sekondare, për shkak të numrit të madh të bizneseve dhe potencialit të madh ekonomik, turistik e njerëzor që ka”, thotë Latifi, duke shprehur mendimin se, me krijimin e komunave të reja, do të hapej mundësia e zhvillimit më të hovshëm ekonomik të këtyre rajoneve. “Prandaj ne i mbështesim tendencat pozitive në terren”, shprehet Latifi.
Nga ana tjetër, zyrtarë të MAPL-së, janë shprehur krejt ndryshe, në lidhje me kërkesën e krushjanëve. Besnik Osmani, sekretar në MAPL, tregon se Këshilli i fshatit Krushë e Madhe, në muajin dhjetor 2012 ka bërë një kërkesë në këtë Ministri, që ky vendbanim të organizohet si njësi e vetëqeverisjes lokale (komunë), në të ardhmen e afërt. “Janë rreth 15 kërkesa të ngjashme. Procesi i ndryshimit të kufijve administrativ të komunave, është paraparë me Ligjin e kufijve administrativ, anekënd Kosovës, të cilat nuk mund të trajtohen pa një Ligj për referendumin lokal, kur ndryshimet vijnë si kërkesa qytetare, e që ende nuk është miratuar. Ose, kur Qeveria të ketë një strategji për riorganizimin komunal, e që nuk e ka për synim në dokumentet e tanishme”, ka shpjeguar Osmani për Kohën Ditore, duke sqaruar më tej se MAPL, aktualisht është duke punuar në Strategjinë Afatmesme, 2014-2017, e që ky dokument pritet të miratohet nga qeveria, në fund të vitit 2013.
 
 
Share