• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Gorë u diskutua për decentralizimin!

Dragash, 19 mars 2013
- Decentralizimi, Parku Nacional, infrastruktura dhe planet për të ardhmen, ishin temat që u diskutuan në fshatin Krushevë të Gorës së Dragashit, në një debat publik që organizoi mbrëmë Partia Demokratike VATAN, anëtare e koalicionit VAKAT, e cilavatan_vakat_gora tubon rreth vetes etninë boshnjake nga kjo trevë.
Në tubimin, ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm i banorëve të kësaj ane, kryesisht simpatizantë dhe anëtarë të partisë organizatore, folën Sadik Idrizi, kryetar i VATAN-it, Usmen Ballxhi, aktualisht zëvendësministër i Arsimit, si dhe deputetët nga kjo parti në Kuvendin e Kosovës, Rasim Demiri dhe Duda Bale, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe nënkryetari i VATAN-it, Uzair Hamza dhe zëvëndëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Dragashit, Sherif Aga. Krerët e koalicionit VAKAT, banorëve të Krushevës iu premtuan se do të angazhohen maksimalisht për t’i zgjidhur problemet, me të cilat preokupohet aktualisht popullata e kwtij lokaliteti. Ata thanë se kjo popullatë, më së shumti ka besim tek partia VAKAT, sepse, sipas tyre, gjithmonë ua kanë thënë të vërtetën, edhe kur ajo nuk ka qenë e pëlqyer. “Ne e përsërisim kërkesën për një Komunë të përbashkët për boshnjakët dhe goranët, bazuar në planin e Ahtisarit. Dhe, këtë nuk e kërkojmë në dëm të të tjerëve, por në dobi të gjithanshme”, ka thënë kryetari i VAKAT-it, Sadik Idrizi, dikur ministër i Shëndetësisë. Krerët e VATAN-it dhe të koalicionit boshnjak VAKAT, banorëve të Krushevës iu folën edhe për Parkun Nacional “Malet e Sharrit”, në të cilin pritet të përfshihet edhe kjo trevë. Ata i garantuan banorët se, nga futja në këtë park, do të kenë vetëm leverdi. “Nuk janë të vërteta pohimet, se me futjen e pronave private në kuadër të Parkut Nacional, nuk do të keni qasje në to”, sqaroi zëvendësministri i Arsimit, Usmen Ballxhi. Më tej, banorëve u thanë se koalicioni VAKAT i ka plotësuar premtimet në masë të madhe, kur është në pyetje infrastruktura. “Gjatë vitit 2013 ke mi paraparë projekte në të gjitha fshatrat e Gorës. Mes tjerash, kemi paraparë rikonstruktimin e rrugëve të Restelicës, ndërtimin e rrugës për në Orqushë, ujësjellësin në Brod, kanalizimin në Zlipotok dhe shumë projekte të tjera kapitale.
Nga ana tjetër, banorët e Krushevës iu thanë përfaqësuesve të këtij koalicioni, se brenga më e madhe e tyre mbetet “sigurimi dhe mbrojtja e pasurisë, problemi me ndërrimin e patentë-shoferëve të Serbisë me ata të Kosovës, borxhi nga parapagimi i RTK-së”, si dhe probleme të tjera teknike. Ndryshe, Partia Demokratike VATAN, bashkë me koalicionin VAKAT, mbi një dekadë mbeten lidere në trevën e Gorës. Kjo parti bashkëqeverisë Komunën e Dragashit me PDK-në, ku ka nënkryetarin e Komunës, zëvëndëskryesuesin e Kuvendit, si dhe 4 Drejtori komunale, ndërkaq në Kuvendin e Kosovës ka tre delegatë.
 
 
Share