• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Menaxhim i keq i participimit?

participimi_mjekesiaPrizren, 20 mars 2013
- Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe”, në një hulumtim për çështjen e pagesës së kujdestarive, në Kujdesin Parësor Shëndetësor të Komunës së Prizrenit, ka nxjerrë në pah faktin se, ndonëse gjatë vitit 2012 janë grumbulluar mjete të konsiderueshme nga pagesat e pacientëve, ato nuk kanë mjaftuar për të mbuluar kujdestaritë, respektivisht për të kryer obligimet ndaj personelit mjekësor edhe pse një gjë e tillë garantohet me kontratën kolektive sektoriale. Monitoruesja, Elmedina Baxhaku, bëri të ditur se disa Qendra të Mjekësisë Familjare, prej disa muajsh po mbyllen gjatë ditëve të fundjavës. “Të dhënat e Drejtorisë Komunale për Shëndetësi, tregojnë se në vitin 2012, nga bashkë-pagesat janë grumbulluar rreth 196 mijë euro, ndërkohë që afro 30 mijë euro janë bartur nga viti 2011. Në total janë 225 mijë euro. Nga këto mjete, mbi 90 mijë euro janë ndarë për pagesën e kujdestarive, ndërsa rreth 88 mijë euro janë shpenzuar për pagat e punonjësve shëndetësorë të nivelit primar”, tha Baxhaku, duke treguar se Drejtoria e Shëndetësisë, është arsyetuar se me këto mjete të pagesave është plotësuar “minusi” në pozicionin e pagave të punëtorëve. “Ky ‘minus’ në paga për vitin 2012, ka qenë si pasojë e gabimit në planifikim të pagave për vitin 2012, nga Ministria e Financave”, thuhet në përgjigjen e DKSH-së. Por, Baxhaku tregon se borxhi i mbetur për kujdestari, për vitin 2012, është 35 mijë euro. “Në hulumtim kemi intervistuar edhe punonjës shëndetësorë të nivelit parësor, të cilët kanë shprehur pakënaqësi, në lidhje me mospagesën e kujdestarive, nga shtatori i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti. Ndërkohë, ka vonesa deri në 6 muaj, në pagesat e kujdestarive të mëhershme”, thotë Baxhaku, për të shtuar se kujdestaritë, që nga paslufta janë paguar me rregull, deri në shtator të vitit 2012 dhe, pas ndërprerjes, ditëve të vikendit janë mbyllur QMF-1, QMF-2 dhe QMF-3.
Punëtorët kanë treguar se rikthimi i pagesave, nga shkurti, ka bërë që vetëm QMF-1 të kthehet në funksion gjatë fundjavave, ndërsa QMF-2 dhe QMF-3, ende nuk punojnë në fundjavë.
Këto pretendime janë konfirmuar nga krerët e Kujdesit Primar Shëndetësor. Drejtori i DKSH-së, Nexhip Berisha, dhe drejtori i QKMF-së, Mehmedali Gashi, në një reagim publik kanë pranuar se, që nga shtatori i vitit të kaluar, kujdestaritë gjatë fundjavave janë reduktuar në disa QMF, për shkak të pamundësisë së pagesës së tyre. “Konsiderojmë se arsyetimet e DKSH-së nuk janë të qëndrueshme, sepse Kujdesi Parësor Shëndetësor ka gjeneruar mjaft të hyra nga pagesat, që të siguroj kujdestaritë respektivisht shërbimin 24 orësh në të gjitha QMF-të. Mirëpo, moskoordinimi i duhur ndërinstitucional, ka bërë që të ketë gabime në planifikimin e pagave për vitin 2012. I bëjmë thirrje ekzekutivit komunal, që në afatin sa më të shkurtër, t’i qartësojë mosmarrëveshjet me MF-në, në mënyrë që të ketë planifikim të duhur të pagave por edhe të kujdestarive, me qëllim që qytetarët e Prizrenit të kenë shërbime të duhura mjekësore, gjatë 24 orëve. Apelojmë tek drejtuesit e QKMF-së dhe të DKSH-së, por edhe tek niveli qendror, që të jenë më të kujdesshëm në zbatimin e përgjegjësive të tyre institucionale, që të mos përsëriten situatat kur, për shkak të gabimeve të tyre, pësojnë qytetarët dhe sakrifikohet shërbimi mjekësor 24 orësh”, apelon monitoruesja e OJQ “EC Ma Ndryshe”, Elmedina Baxhaku.
 
 
Share