• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi, më së paku përfiton investime!

Dragash, 27 mars 2013
- Banorët e qytezës së Dragashit, vazhdimisht ankohen se vendbanimi i tyre po anashkalohet nga pushteti lokal, kur janë në pyetje investimet kapitale. Madje, ankesa bëhen edhe nga anëtarët e Kuvendit komunalë, të cilët banojnë në Dragash.dragash_qendra_nje Së fundmi, ishte anëtarja nga radhët e LDK-së në Kuvend, Gajbie Çengaj, që u ankua sërish për mungesën e ndriçimit publik në qytezë, si dhe për qentë endacakë, të cilët tashmë paraqesin rrezik, sepse janë bërë shumë. Në mbledhjen e së martës të legjislativit të Dragashit, Çengaj iu drejtua kryetarit të Komunës, Salim Jenuzit, duke iu ankuar se mungesa e ndriçimit të qytezës, do t’i kushtoj dikujt shtrenjtë, pasi banorët rrezikohen nga shumë qenë endacakë, nga të cilët ka edhe të infektuar. Por, i pari i Komunës, Salim Jenuzi, u përgjigj se nuk mund të veprohet si më parë, pasi është e ndaluar vrasja e qenve. Sipas tij, Komuna po shikon forma të tjera, se si të largohen nga vendbanimet këta qenë, duke shpresuar se shoqatat që po merren me mbrojtjen e tyre, do ta gjejnë një zgjidhje. Ndërkaq, sa i përket ndriçimit të qytezës, Jenuzi premtoi se kjo do të bëhet gjatë këtij viti.
Problemet e mosinvestimit në qendrën komunale, janë potencuar edhe në disa seanca të tjera të KK-së, kur është shqyrtuar vendimi për buxhetin e Komunës. Me shpërndarjen e mjeteve për investime kapitale, që është paraparë për këtë vit, nuk figuron ndonjë investim në qendrën komunale. Kjo ka bërë që banorët të konstatojnë se Dragashi do të vazhdoj të mbetet, vetëm si një qendër administrative dhe assesi një vendbanim i përshtatshëm. Jahir Zeneli, banor nga Dragashi, është shprehur për media se Lagjja ku banon ai, në rrugën e Restelicës, ka mbetur më së keqi. “Lagjja jonë përballet me mjaft telashe. Në veçanti, mungesa e trotuareve dhe e ndriçimit publik, janë brenga të përhershme, ngase rrezikohet jeta e fëmijëve. Aq më tepër kur kjo rrugë, e cila lidhë pjesën më të madhe të fshatrave të Gorës, është e stërngarkuar me automjete”, i ka thënë Zeneli Kohës Ditore, duke pranuar se në shumë fshatra është përmirësuar ndjeshëm infrastruktura. Disa anëtarë të Këshillit të xhamisë, ndërkaq, kanë përmendur mosinvestimet në lokacionin e varrezave, ndonëse, Kuvendi komunal ka miratuar kohë më parë vendimin për varrezat e qytezës.
Në listën e investimeve kapitale për sivjet, për Dragashin janë paraparë 45 mijë euro, për asfaltimin e rrugëve, 60 mijë euro (bashkëfinancim me donatorët) dhe 200 mijë euro për ndërtimin e ujësjellësit, i cili pritet t’i furnizojë me ujë 14 fshatra të kësaj komune.
Sipas zyrtarëve komunalë, moszgjidhja e problemit të disa rrugëve, është pasojë e mungesës së fondeve për hartimin e planit hapësinor dhe atij urbanistik të qytezës. Bejan Haxhihasan, drejtor i Urbanizmit, ka pohuar se kjo drejtori ka kërkuar mjete nga buxheti komunal por edhe nga donatorë të ndryshëm, për të hartuar planin urbanistik, por deri tani nuk është gjetur ndonjë mbështetje konkrete. “Gati për çdo vit kemi kërkuar mjete për ta tejkaluar këtë problem, por me gjithë kërkesat, në një të ardhme të afërt, nuk pritet të ndërmerret diç konkrete”, ka thënë Haxhihasan për Kohën Ditore.
Duke u ndërlidhur me konstatimin e qytetarëve, se kjo qytezë është anashkaluar nga investimet kapitale, zyrtarët lokalë pohojnë se janë angazhuar për një shpërndarje proporcionale, por që mbetet ende për të dëshiruar. Avni Nebiu, drejtor i Administratës komunale, ka thënë se dy vitet e shkuara, në disa lagje të kësaj qyteze, për rregullimin e çështjes së ujit, kanalizimit dhe kubëzimit të rrugëve, janë investuar 100 mijë euro. Ndërkaq, këtë vit, disa donatorë kanë premtuar për investime në ndriçimin e qytezës dhe në realizimin e disa projekteve të tjera. “Nga pozicioni i investimeve kapitale dhe nga mjetet e Komunës, në dy lagje të qytezës, vjet kemi investuar mbi 100 mijë euro, kurse sivjet priten investime në kubëzimin e disa rrugëve lokale dhe ndriçimin e qytezës. Kjo e fundit, do të realizohet nëse premtimet e disa donatorëve do të bëhen realitet”, ka thënë Nebiu.
Ndryshe, sipas opinionit të krijuar tek banorët e Dragashit, mungesa e investimeve në vetë qendrën komunale, është pasojë e faktit se ky vendbanim vazhdon të mbetet si një qendër administrative dhe arsimore, e assesi të bëhet vendbanim i përhershëm. Për rrjedhojë, nga banorët e paktë të Dragashit, partitë marrin pakë vota dhe, duke e konsideruar si vendbanim me potencial të ulët votues, investimet mungojnë.
 
 
Share