• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Prof. Selim KRYEZIU   
e Premte, 29 Mars 2013 20:42

selim_kryeziu_hulumtuesi
                                Selim KRYEZIU - Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës shqipe
 
KORRUPSIONI, SONDAZHI DHE UNË HULUMTUESI!

• Sa herë më ka rënë rasti (kam pas nderin mendermethënë), të bisedoj me politikanë, të gjithë pa përjashtim kanë të njëjtat fjalë, përse ju rreken politikës. “Vallahi, nuk e kum menu kurr t’merrem me politikë, po rrethanat ishin asisoji”... (për sojin e vetë, nuk flasin fare). Thënë ndryshe, të gjithë këta e kishin filluar politikën për çështje atdhetare.
Si hulumtues që jam unë, e besoj edhe ju lexues të nderuar të këtyre rreshtave, e keni kuptuar tanimë se, këta sojli, politikën e kanë filluar për çështje ATDHEPARE. Po mendoja e po hulumtoja se çfarë të bëj unë, si hulumtues, për ta demaskuar dhe për ta parandaluar kancerin e shoqërisë sonë – korrupsionin. Dhe, m’u kujtua. Gati sa nuk bërtita eureka.
Vite më parë, analisti, politikani, diplomati, publicisti, shkrimtari, etj, etj,... i njohur, Veton Surroi, shpikte disa forma rezistence kudër dhunës së pushtetit serb. Më kujtohen kambanat e pasdites, por gjithsesi gjetje gjeniale ishte ajo kur dolëm të gjithë në krye me Vetonin, për ta varrosur dhunën. Madhështore vërtet.
Duke menduar për këto dhe ngjarje të tjera të së shkuarës, thash: pse nuk organizojmë edhe tani diç të tillë. P.sh.: Ta varrosim korrupsionin! Këtë ide “gjeniale” ia shpalosa një mikut tim, patriot e veprimtar i ditëve të para, por nuk arrita ta bind se është ide e qëlluar. “Ik more... Po këta ta vjedhin edhe xhenazen në varr, e ti po varroske korrupsionin” - më tha!
Kështu, ideja ime u hodh poshtë. Si do që të jetë, ju lutem të gjithëve, mos ma vidhni idenë!

Kosovë e Dashur dhe Martire, më prit se po vijë!

Më besoni ose jo, kjo nuk ka rëndësi, por dua t’ju them se unë jam si Kosova. Kosova është multinacionale, kurse unë jam multiprofesional. Dallim vetëm në gjini. Multiprofesional, për faktin se kam ushtruar profesione nga më të ndryshmet. Kam qenë mësues, kam qenë politikan, gazetar, moderator në radio dhe në televizion, kam shpërndarë birra me kualitet të lartë, kam punuar shitës pemësh e perimesh etj...
Duke u “frymëzuar” nga disa gazeta kosovare (ndoshta edhe shqiptare janë), vendosa të merrem edhe me hulumtimin e opinionit publik. Thash, të bëj një sondazh! Të hulumtoj se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme në Kosovë?! 
Fillimisht, në krye të letrës shkrova pyetjen, si një lloj preambule, me këto fjalë: Kush mendoni e kush dëshironi e kush parashikoni se do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme në Republikën Martire të Kosovës? 
Hahaaa - po qesh si në Facebook, kur komunikoj me miq. Në fakt, po qesh se m’u kujtuan ca politikanë që janë edhe “intelektualë” njëkohësisht. Më ranë ndërmend fjalimet e tyre nëpër fusha(ta) e nëpër orgji të ndryshme, alla Harlem Shake e GanGnam Style. Pas shumë e shumë premtimeve serioze dhe zotimeve, të stilit: “besa-besë”, ose “pasha familjen me çka kam”..., në fund garantonin se këto ZGJIDHJE do t’i fitonin ata dhe vetëm ata.
Hahaaa - Facebook Style kjo e qeshur! Nuk u mësuan se nuk u mësuan, për katërmbëdhjetë vjet demokraci, që të dallojnë fjalën ZGJEDHJE nga ZGJIDHJE!
Rendita një varg partish e personalitetesh (shyqyr zotit, kemi sa me hëngër qentë) dhe dola në terren. Ec e ec, lagje më lagje e shtëpi më shtëpi (binte shi dhe vazhdimisht mbante mot i keq), mblodha materialet e nevojshme dhe sondazhi ishte gati. Pasi kisha anketuar nënën time, gruan time, fëmijët e mi (pa të drejtë vote), vëllezërit, motrën, nipa e mbesa, xhaxhallarë e kushërirë, miq e shok të mi, halla, teze, dajallarë dhe shumë të tjerë që s’po i përmendi, mora atë që desha - rezultatin.
Rezultati i sondazhit tim më thoshte se zgjedhjet e ardhshme do t’i fitoj unë dhe askush tjetër. Po, po! E them shumë seriozisht! Më besoni! Për besë, kështu më doli rezultati i sondazhit tim! Pasha familjen! Më besoni! Nuk bëj unë be, rrejshëm! Jam njeri me moral unë!
Prandaj, Kosovë e Dashur dhe Martire, më prit se po vijë!
 
 
Share