• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Orgjost të Kukësit rrëmbehet një fëmijë!

Kukës, 31 mars 2013
- Një 20-vjeçar është arrestuar mbrëmë, nën akuzën se në fshatin Orgjost, Komuna e Zapodit, në Qarkun e Kukësit, ka rrëmbyer dhe e ka mbajtur rreth 24 orë të ngujuar një fëmijë 8-vjeçar. Sipas burimeve të para nga policia, Bengazi Isha, e kishte gënjyer djaloshin 8-vjeçar (A.F), teksa po bisedonin në qendër të fshatit dhe më pas e ka rrëmbyer atë, me qëllim që ta nxirrte jashtë kufijve të Shqipërisë, e që më vonë ta këmbente me para.orgjost_zapod_kukes
Sipas policisë së Kukësit, ka qenë denoncimi i prindërve të të miturit, alarmi i parë, pasi ai nuk kishte mbërritur në shtëpi. Menjëherë pas denoncimit, policia kishte nisur kërkimet për gjetjen e vogëlushit. Nga informacionet operative, është arritur të identifikohet personi i cili e kishte rrëmbyer fëmijën, si dhe është kuptuar qëllimi që kishte trafikuesi. Pak më vonë, policia e ka gjetur 8-vjeçarin në shtëpinë e rrëmbyesit. Mësohet se, Bengazi Isha, ka qëndruar një kohë të gjatë për studime në Kosovë, ndërsa tani ndodhet në dhomat e paraburgimit, në drejtorinë e policisë së qarkut të Kukësit. Aktualisht është duke u marrë në pyetje, në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor, bëjnë të ditur se fëmija, në momentin e gjetjes nga policia, ka shfaqur probleme të shumta psikologjike, duke deklaruar se rrëmbyesi e kishte kërcënuar me pistoletë. Për këtë arsye, djaloshi është në praninë e një psikologu, që po mundohet ta qetësoj vogëlushin, para se atë t’ia kthej familjes.
Nga të dhënat e para, mësohet se i riu e kishte grabitur 8-vjeçarin për qëllime trafikimi në Kosovë. Megjithatë, ende nuk janë të qarta rrethanat në të cila ka ndodhur ngjarja. Policia po heton për të mësuar ngjarjen dhe qëllimin e vërtetë të kësaj vepre, pasi dyshohet se ky person mund të ketë kryer këso veprash edhe herë të tjera.
Gjyshi i të zhdukurës, Bleona Mata, ka hedhur dyshime se pikërisht ky person mund të jetë grabitësi i mbesës së tij. Ai iu ka thënë mediave në Shqipëri se tashmë është hapur një dritare e madhe shprese, pasi nga djali që është arrestuar, mund të mësojnë edhe për Bleonën, e zhdukur për gati tre vjet. “Kemi dyshime të forta, që ky person është ai që ka rrëmbyer edhe Bleonën. Jam i sigurt që mbesa ime është gjallë”, ka thënë gjyshi i Bleonës, e cila është zhdukur më 22 maj 2010, e që prej atëherë nuk ka pasur asnjë shenjë për vendndodhjen e saj.
 
 
Share