• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga shembja e murit, nuk pati viktima!

Dragash, 02 prill 2013
– Mbrëmjen e fundit të marsit, rreth orës 20:00, është shembur një mur, në hyrje të lagjes së vjetër të fshatit Kërstec, në trevën e Gorës së Dragashit.muri_kerstec_gora Kjo ka bërë që për disa orë të bllokohet lagjja e epërme e fshatit. Siç njoftojnë banorët e fshatit, fati ka dashur që mos të ketë viktima, ndonëse në këtë rrugë kalojnë shumë persona. “Pak minuta, para se të shembej ky mur, me të vëllanë kemi kaluar, për të shkuar tek një lokal argëtues”, u ka thënë medieve boshnjake të Kosovës, Mustafa Saliu, duke falënderuar Zotin që nuk është shembur muri, mu në çastin kur ata kishin kaluar pranë tij.
Muri i ndërtuar skaj rrugës, rreth 30 metra gjatësi, ka shërbyer si mbrojtës i dheut. Banorët thonë se me vetiniciativë kanë arritur që t’i mënjanojnë rrënojat, për ta liruar rrugën. “ia kemi dalë mbarë, duke përdorur vegla krahu. Kjo, sepse na zuri dita kur Komuna nuk punonte, për shkak të festës, prandaj nuk kishim zgjidhje tjetër”, ka thënë njëri nga organizatorët e aksionit për zhbllokimin e rrugës.
 
 
Share