• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Një mashkull nga Shajna, gjendet i varur!

policia_dragash_kosovaDragash, 03 prill 2013
– Një lajm i hidhur i ka tronditur të mërkurën banorët e fshatit Shajne, në komunën e Dragashit, kur është kuptuar se personi që kërkohej nga familjarët, pasi nuk lajmërohej në telefon, është gjetur i varur në lëndinat e këtij fshati.
Veterani i luftës së fundit në Kosovë, D.M. (35), është gjetur i varur në Mejdan të fshatit Shajne, pas shumë kërkimeve që janë bërë për 24 orë rresht. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po kryen hetimet për të mësuar arsyet e kësaj ngjarje të hidhur. Nga hetimet e para, mësohet se i ndjeri ishte larguar nga shtëpia mëngjesin e së martës dhe askush nuk e dinte vendndodhjen e tij. Nga kërkimet që janë bërë sot, i ndjeri është gjetur i varur afër fshatit Shajne, në lëndinat e Mejdanit. Burimet nga policia bëjnë të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë akt të kryer nga dikush tjetër, por cilësohet vetëm si vetëvrasje.
Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, ku edhe priten rezultatet përfundimtare, në lidhje me rastin dhe shkaktarët që e kanë çuar të ndjerin deri në këtë akt.
 
 
Share