• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rrëshqasin gurë në rrugën e Restelicës!

guret_rruga_globocicaDragash, 04 prill 2013
– Për shkak të rrëshqitjes së gurëve, është vështirësuar qarkullimi në rrugën Krushevë-Glloboçicë-Restelicë. Mëngjesin e djeshëm, për gjysmë ore ishte bllokuar në tërësi ky aks rrugor, e që zhbllokimi i pjesshëm është bërë nga disa punëtorë të administratës komunale, si dhe nxënësit e fshatit Restelicë dhe ata të Krushevës, të cilët ishin në rrugëtim e sipër për në Dragash. Zëvëndëskryesuesi i Kuvendit komunal të Dragashit, Sherif Aga, ka thënë se rrëshqitja e gurëve kishte ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit dhe se e njëjta gjë po ndodhë edhe në disa pjesë të këtij aksi rrugor. ”Isha në autobusin e nxënësve, të cilët udhëtonin drejtë shkollës së mesme dhe, kur u bllokuam, u desh të vetorganizohemi disa nga punëtorët e Komunës dhe nxënësit, që ta zhbllokonim, të paktën njërën korsi. Sapo kemi mbërritur në Dragash, i kam njoftuar organet kompetente, nga të cilët presim që këtë aks rrugorë ta aftësojnë për qarkullim të sigurt. Kjo, sepse në disa vende ka pëlcitje të rrugës, rrëshqitje të gurëve, si dhe pengesa të tjera, të cilat rrezikojnë jetën e atyre që lëvizin në këtë aks rrugor”, ka thënë Aga.
 
 
Share